Hapet Qëndra e Dytë Rajonale për Autizmit për fëmijët e rritur

Hapet Qëndra e Dytë Rajonale për Autizmit për fëmijët e rritur .
Investimi mbështetet nga Qeveria Kuvajtiane
Pas hapjes se Qendrës së parë Rajonale për Autizmin në Farkë, 3 vjet e gjysëm më vonë Fondacioni Fëmijët Shqiptar hap një tjëtër Qëndër Rajonale për Autizmin, por këtë rradhë për fëmijët e rritur , mbi moshën 7 vjeç.
Kjo qëndër erdhi si rezultat i një dhuratë bujare e Qeverisë Kuvajtiane e cila ka financuar ngirtjen e saj dhe falë mbështetjes së vashdueshme të Fondacionit Kuvajtian AQWAF. Nw ngritjen e kwsaj qendre kanw ndihmuar Ministria e Vakëfeve dhe e Çështjeve Islame,Sekretariati i Përgjithshëm i Vakëfeve, Zakat House dhe International Islamic Charitable Organization.
Pas një pune të standartizuar mbi metodat bashkëkohore të stafit të terapistëve dhe punonjësve të Qëndrës në Farkë , shumë fëmijë jo vetëm kanë mundur të dalin nga gjëndja “jokomunikuese” , por rreth 20 prej tyre janë integruar në shkollat publike dhe jo publike të vendit.
Ky integrim është shoqëruar edhe me shfaqjen e shumë dhuntive dhe talenteve në fusha të caktuara, duke e bërë potencialin e tye edhe më të fuqishëm.Për të zhvilluar edhe më tej këto potenciale si dhe për të siguruar integrimin social të tyre nëpërmjet skalitjes së një profesioni , Fondacioni Fëmijët Shqiptar mundësoi hapjen e kësaj qëndre të dytë.
Dr.Liri Berisha në fjalën e inagurimit të kësaj qëndre u shpreh: 
“Asgjë nuk erdhi rastësisht deri këtu. Rezultatet konkrete të fëmijëve tanë falë terapisë  në Qëndrën Rajonale për Autizmin në Farkë, në bënë jo vetëm krenar për arritjet e tyre por edhe më shpresëplotë dhe vizionar për ecurinë e tyre në të ardhmen. E këtë fuqi, këtë herë e gjetëm tek potenciali I pa imagjinushëm që këta fëmijë kanë në disa fusha të caktuara, tek talenti me doza perfekte e gati të pabesueshme, tek dhuntia me prejardhje gjeniu, që ata na i kanë ofruar gjatë orëve të gjata të terapisë. Janë prirje që ju vijnë natyrshëm dhe shumë rehatshëm nga bota e tyre e bukur në fusha të tilla si pikurë, muzikë, informatikë, lexim etj,  të cilat për të mos I lënë pa formën dhe përmbajtjen e duhur artistike kanë nevojë të vashdueshme  për mbështetjen e profesionistëve të vërtetë”.
Pra kjo qendër është një shtëpi, është një shkollë, është një qendër terapeutike, është vendi që do t’u ofroje fëmijëve dhe prindërve ngrohtesi dhe motivim për të fuqizuar potencialet dhe për të ndërtuar zotësitë e ditëve kuptimplota. Këtu stafi I trainuar nga ekspertë mjaft të zotë nga qendra partnere në Amerikë e Kuvajt, do të punojë me fëmijët e moshës shkollore, ku nëpërmjet terapisë, lojës, aktiviteteve vokacionale dhe argëtimit, pergjatë cikleve  3 orëshe të shtrira nga mëngjesi e deri në darkë, bëhet nismetare e aplikimit të metodave më bashkëkohore të ndërhyrjes dhe trajtimit.
Qendra Rajonale për Autizmin nr.2 është qendër Trajtimi Terapeutik dhe Edukimi për Përsosmërinë e Dhuntive të fëmijëve mbi moshën 7 vjeç me çregullim të spektrit Autik. Në këtë qendër Mësimdhënia e Strukturuar bazohet në punën e kombinuar mes Terapistit të sjelljes dhe Profesionistëve të fushave të ndryshme sociale me qëllim gjeneralizimin e dhuntive të spikatura dhe të nxitura gjatë terapisë, në një profesion të qëndrueshëm për të ardhmen. Ky lloj mësimi është projektuar në kurse për të përfituar nga pikat më të forta të fëmijëve me çrregullim të spektrit autik, me qëllim rritjen e aftësive të tyre sociale.
Kurset që ofron qendra janë: 1-Terapi (individuale+grup); 2-Logopedi; 3- Fizioterapi; 4- Pikturë; 5- Laborator Informatike; 6-Muzikë; 7-Parukeri; 8- Guzhinë; 9-Rrobaqepsi; 10- Fiskulturë; dhe 11- Kopshtari.
Mjedisi social dhe fizik I ngritur dhe organizuar në funskion të këtyre kurseve, mundëson jo vetëm mësimdhënie vizuale të praktikave dhe teknikave të fushës, por edhe vënien në jetë të tyre nga vetë fëmijët me qëllim përsosjen e dhuntive, nxitjen e talenteve dhe konsolidimin e një profesioni për të ardhmen.
Programi I themeluar në këtë qender mundëson që prindërit të punojnë me terapistët dhe profesionistët si bashkë-terapistë për fëmijët e tyre duke I spostuar teknikat e përfituara edhe në ambjente të tjera që frekuenton fëmija.
Në ceremoninë e inagurmit morën pjesë zonja e prë e vendit Odeta Nishani, zonja e parë e Maqedonisë Maja Ivanova, ambasadori kuvajtian në Shqipëri ShK.Z. Al-Bader, përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtarë Autism Speaks në SHBA, prindër, edukatorë,terapsitë, drejtues institucionesh mjeksore si dhe miq e të ftuar të Fondacionit.
2 Prill 2015