Mesazh nga Themeluesi

Të dashur Miq:
Të gjithë ne dëshirojmë një të ardhme më të mirë! Shpesh të qetë, gjithsesi, shumë nga ne mjaftohen më thjesht dëshirën! Ne e dimë mirë që një e nesërme më e mirë mund të vij vetëm n.q.s bëjmë diçka për të hapur rrugën sot!

Ne dimë gjithashtu që e ardhmja do të krijohet nga fëmijët e sotëm. Prandaj është e domosdoshme për ne të kujdesemi për ta dhe ti kushtojme vëmendje teë veçante atyre që nuk kanë mundësi shpëtimi.

Ka shumë fëmijë të varfër dhe të sëmurë, qe kanë nevojë për dashuri, përkujdesje dhe vëmendje të veçantë mjekësore.

Këto janë prioritet e këtij Fondacioni.

Ne kemi parë nëna të qajnë sepse nuk janë të afta për të ndihmuar fëmijët e tyre.

Zemrat tona nuk mund të jenë të pandjeshme ndaj vuajtjeve të tyre. Ne duhet të bëjmë diçka për këtë.
Puna është shumë e madhe. Asnjë burrë, grua apo një komision me persona të përkushtuar mund ta kryejnë këtë detyrë vetëm. Është detyra tonë sa më shumë të jetë e mundur të përgatisim fëmijët tanë për një të ardhme më të mirë.

Ne e dimë ju shqetësoheni dhe e dimë sa të zënë jeni me punë! Ne gjithashtu e dimë se ju dhe ne kemi qenë të bekuar. Ne duhet t’iu zgjasim një dorë ndihmë atyre të cilëve janë më pak me fat sesa ne!

Ju lutem na ndihmoni për ta bërë këtë!
Ashtu sikurse ju do lexoni, do të kuptoni se Fondacioni ynë është fokusuar në shëndetin dhe në mirëqenien e fëmijëve në Shqipëri! Është detyra jonë të bëjmë çdo fëmijë të sotëm të shëndetshëm, të fortë dhe të mirë përgatitur për të patur të ardhme më të mirë. Në vijim do të lexoni se deri tani është bërë shumë për fëmijët. Por, ka akoma më shumë për t’u bërë!

Ju mund të ndihmoni!

Ju lutem dërgoni donimet tuaja për këtë qëllim të merituar. Na ndihmoni me çfarëdo që ju mundeni. Së bashku me ju, ne mund të sigurojmë një shenjë ndryshimi në të ardhmen e fëmijëve.

Jam i sigurt se ne të gjithë mbartim një shkëndije hyjnore brenda nesh. Ne të gjithë e mbartim atë brenda vetes atë që ne e quajmë trupin tonë. Ne gjithmonë kemi nevojë për të. Shpesh ne mendojmë për nevojën e kësaj shkëndije, për shpirtin tonë!

Do të doni të shijoni lumturi dhe paqe pa fund, ju duhet të përpiqeni për të arritur një gëzim të barabartë duke u kujdesur për këtë shkëndijë dhe duke siguruar kënaqësi të shpirtit tonë.

Bëhuni zemërgjerë, dhe shijoni nga larg kënaqësinë e këndshme sesa kënaqësinë e perceptimit. Unë e di! Kam qënë në të dyja pozicionet!

Për ndihmën tuaj, jam i sigurt se i Plotfuqishmi Zot i të gjithë neve do të kujdeset për ju dhe do t’iu dhuroj paqen e Tij dhe të gjithë mirësinë për të cilën ju keni nevojë.

Me mirënjohje të sinqertë
Domenick G. Scaglione