Historiku


Puna e vazhdueshme, këmbëngulja, vendoshmëria e vullnetarëve si dhe kontributi i partnerëve tane kanë bërë të mundur arritjen e qëllimeve të Fondacionit te Fëmijëve Shqiptarë. Fondacioni është një organizate jo qeveritare, jo-fitimprurëse, e themeluar në vitin 1996 nga Z.Domenick Scaglione.

Misioni i fondacionit është te ndihmojë fëmijët në nevojë, pavarësisht përkatësisë fetare apo etnike si dhe të mbështesë institucionet te cilat asistojne ne ndihmë te ketyre femijeve.

Fondi fillestar ishte nje donacion privat nga themluesi, Z. Domenick Scaglione. Në mënyrë për të gjetur mbështetje financiare për fondacionin në Shqipëri Z. Scaglione themeloi gjithashtu nje degë të fondacionit në USA – Fondi i fëmijëve shqiptarë. Z. Scaglione ka ftuar në Shqiperi personalitete të njohur per t´ju bashkangjitur Fondacionit në pozicionin e anëtarëve të nderit si edhe duke nxitur informimin e tyre ne llidhje me nevojat e fëmijëve shqiptarë.

Anëtarët e bordit, kryesisht profesionistë të rinj, të cilet marrin pjesë vullnetarisht në aktivitet e fondacionit kanë dhënë një kontribut domethënës për misionin tonë. Përmendim këtu Lauresha Basha, Albina Mancka, Suela Totokoci dhe Salih Tagani.

Gjatë viteve 1998 deri ne Tetor të vitit 2006 Znj. Karin Roncari ka qënë presidente e fondacionit. Duke përmendur dhe individe të cilët kanë dhënë një ndihmesë të madhe në arritjen e qëllimeve të Fondacionit duke përmendur këtu Znj. Cristina Busi, Znj. Lidra Mejdani dhe Znj. Ann Kikby. Përmes mbështetjes humane dhe bujare të gjithë këtyre njerëzve, të cilët me shumë dëshirë dhe vullnetarisht përkushtuan kohën e tyre për misionin tonë, çdo qindarkë e dhuruar është përdorur për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqënies të Fëmijëve Shqiptarë në nevojë.

The “Benefit Ball” është një traditë e krijuar nga fondacioni në menyrë për të mbledhur fonde për projektet e ndryshme të fondacionit. Kjo traditë e organizuar çdo vit, funksionon edhe si një mundësi për të shpërndarë informacion në rang lokal si dhe ndërkombëtar mbi femijet shqiptarë në nevojë. Gjatë viteve të fundit kemi një tendencë në rritje të numrit të donatorevë shqiptare dhe kompanive të ndryshme që suportojne aktivitetet e fondacionit. Nga 100% donacione të huaja në vitin 1996 në 90% të donacioneve shqiptare në vitin 2006.

Arritjet

Mbi 40 femijë nga e gjithë Shqipëria janë dërguar jashtë shtetit për trajtim mjeksor dhe operacione si psh. Talasemia; Multiple Sclerosis; Eye Surgery; Spine Surgery; Heart surgery; Moya – Moya disease surgery; Cancer në vende të tilla si Itali, Greqi, Angli, Gjermani, USA, Zvicer, Rusi dhe Austri duke përbërë një shumë shpenzimesh prej US$ 7,000. Përvec trajtimit mjeksor janë mbuluar nga Fondacioni të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe të qëndrimit për fëmijën dhe familjaret e tij.Gjatë luftës në Kosove fondacioni në bashkepunim me qendrat “Don Bosco” dhe “Maria Mazzarello” ka ndihmuar në ngritjen e qendrave provizore për fëmijë në mënyrë që ti mbrojë ata nga dielli ose moti i keq, njekohesisht ka dhuruar lodra dhe veshje të shumta.

Fondacioni ka dhuruar materiale me vlerë US$ 10,000 për shtëpinë e fëmijës në Sarandë, gjithashtu ka financuar edukimin për ciklin 9-vjecar të dy fëmijëve jetimë në shkollen private turke në qytetin e Kavajës, kjo në vlerën e US$ 20,000. Kreshniku dhe Eduardi momentalisht vazhdojne studimet në universitet mbështetur nga sponsor të tjerë që Fondacioni ka gjetur për ta.

Fondacioni ka mbështetur Qendrën e Transfusionit të Gjakut në spitalin “Nënë Tereza” duke blerë kuti akulli për gjakun, televiziore, gjilpëra flutur për transfusionin si dhe ka financuar pjesëmarrjen e njërit prej doktoreve të qendrës në një konvente për talaseminë në Qipro.

Gjatë dy viteve të para të aktivitetit tone, Fondacioni u perball vazhdimisht me sëmundjen e talasemisë dhe bordi drejtues hasi në raste të shumta të kësaj sëmundje saqë asnje fondacion nuk mund të jetë në gjëndje për t’i financuar të gjitha. Duke gjykuar situatën bordi vendosi të investoje për “Qendren e Kerkimeve për Diagnostikimin Molekular dhe Gjenetik” për t`ju ardhur në ndihmë fëmijëve shqiptarë në parandalimin e talasemise dhe sëmundjeve të tjera para lindjes.

Për realizimin e projektit u deshën 3 vjet duke perfshirë një vlerë prej US$ 300,000 duke e pajisur me pajisje të teknologjise së fundit, furnizim për një vit me pajisje të ndryshme të nevojshme në vlerën US$ 70,000 gjithashtu një shumë prej US$ 20,000 u dhurua për konstruksion për përmirësimin e vendit të përcaktuar për laboratorin, shuma prej US$ 25,000 shkoi për trajnimin dhe transferimin në një laborator special në Romë, Itali si dhe nje vit page shtese për dy nga doktoret shqiptare në shumën US$ 12,000.

Nga raste individuale në projekte infrastrukture – është nje hap i madh dhe shumë i rëndësishëm përpara.

Në vitin 2006 Znj.Liri Berisha u emërua Presidente e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë. Sfida më e madhe në fillim ishte ngritja e një Qëndre Rajonale në Lushnje, e cila u desh një vit për t’u përfunduar. Ky ishte një tjetër investim i madh në emër të fondacionit i cili përbën vlerën e US$ 150,000 duke përfshirë mobilimin dhe pajisje të tjëra për qendrën.

Misioni

Misioni i Fondacionit është të ndihmojë fëmijët në nevojë pavarësisht përkatësisë fetare apo etnike, duke i dhënë prioritet të porsalindurve dhe fëmijëve të braktisur, handikapëve dhe institucioneve që ofrojnë ushqim, strehim dhe edukim për këta fëmijë.

Objektivat e Fondacionit:

– Të inkurajojë dhe mbështesë kërkimet dhe zhvillimin e trajtimeve dhe kurave për fëmijët me talasemi (sëmundje hematologjike kongjenitale, që përbën 8% të popullsisë tonë);
– Të mbështesë dhe kurojë fëmijët që vuajnë nga çrregullime kongjenitale ose patologji të tjera që rrezikojnë jetën e tyre (si psh tumore, çrregullime kardiologjike) dhe fëmijëve autik dhe atyre me çrregullime psiko-neurologjike;
– Të asistojë në zhvillimin e qendrave klinike dhe multidisiplinare, praktikat më të mira dhe mekanizma të tjerë që mbështësin pacientët, të krijojë akses të mirëqënies shëndetësore dhe kujdesit psiko-social për fëmijët e prekur;
– Të ofrojë kujdesin, dashurinë, sigurinë sociale dhe mjedisin familjar të fëmijëve në nevojë të cilët kanë nevojë për ushqim, kujdes shëndetsor, strehim dhe edukim.