Delegacioni zyrtar I Malit të Zi viziton qëndrat rajonale për Autizmin.

Drejtues të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë si dhe ekspertë të Insitutit të Shëndetit Publik në Podgoricë, të shoqëruar nga logopedë, psikiatër , psikologë dhe pediatër që punojnë në qëndra rajonale më fëmijë që kanë probleme në zhvillim, vizituan në Tiranë dy qendrat rajonale për autizmin , konkretisht në Farkë dhe Sauk. Delegacioni I përbërë nga 15 profesionistë u prit nga Drejtuesja e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë Dr.Liri Berisha, Drejtuesi shkencor i qendrave të Autizmit Dr.Ariel Çomo si dhe psikologët Esmeralda Bregu dhe Eleana Naçi Eleana Natsi-Ristani .
Delegacioni Malazes kishte për qëllim të prekte nga afër eksperiencën dhe ekspertizën që Fondacioni Fëmijët Shqiptarë ka ngritur në fushën e autizmit me synim hartimin e një Strategjie dhe Plan Veprimi të përshtatshëm për vendosjen e diagnozës së hershme dhe ndërhyrjen e hershme tek fëmijët me çregullim të spektrit autik në Mal të Zi.

Drejtuesja e Fondacioni Fëmijët Shqiptarë Dr. Liri Berisha I njohu përfaqësuesit zyrtar të ministrisë së shëndetësisë malazeze dhe profesionistët e shëndetit publik me ambjentet, terapitë, organizimin e punës në qëndra si dhe me punën edukative që qëndrat kryejnë me prindërit dhe në atë të formimit të profesionistëve të rinj me qëllim arritjen e rezultateve të mira në terapi.

Drejtuesi shkencor Dr.Ariel Çomo u shpjegoi vizitorëve metodat që terapistët përdorin në qëndra si dhe librat që fondacioni ka përkthyer dhe përshtatur në gjuhën shqipe për terapistët, edukatoret e kopshteve dhe shkollave si dhe prindërit . Ai gjithashtu u shpjegoi të interesuarve mbi lidhjet e ngushta që qëndrat e autizmit në Farkë dhe Sauk mbajnë me përfaqësuesit e organizatës ndërkombëtare “Autism Speaks” në SHBA dhe profesorët më të cituar në këtë vënd në fushën e autizmit, me qëllim marrjen e një asistence profesionale për raste klinike të veçanta apo të vështira tek fëmijët me autizëm.
Dr. Liri Berisha vlerësoi përpjekjet Malit të Zi për hapjen e një qëndre për Autizmin në Podgoricë dhe ofroi mbështetjen e Fondacionit për përgatitjen e burimeve njerëzore në këtë drejtim. Takime të tilla, tha znj.Berisha I shërbejnë ngritjes së urave të bashkëpunimit me qëllim mbështetjen e njëri-tjetrit duke krijuar kështu një lëvizje rajonale.

Prof. dr Vesna Miranović, këshilltare e Ministrit të shëndetësisë malazeze , njëherësh dhe Drejtore e lartë e kontrollit dhe përmirësimit të cilësisë së kujdesit shëndetësor në Ministri, e cilësoi këtë përvojë shumë të vlefshme për punën e tyre ndërsa vlerësoi se modeli që Fondacioni Fëmijët Shqiptarë ka ngritur është një shëmbull ekselent për mënyrën se si duhet të funskionojë puna në drejtim të fëmijëve me këtë çregullim. Znj. Vesna Miranović, I kërkoi Dr. Liri Berishës mbështetje fillimisht për fëmijët shqiptarë në Mal të Zi e më pas shtrirjen e bashkëpunimin edhe më tej.
Pjesë e shoqërimit të këtij delegacionit ishte edhe Dr.Zylfie Duraku, organizatorja e Konferencës së Parë Rajonale për Autizmin që u mbajt në datën 2 prill në Ulqin dhe Dr.Pavle Marniković, Drejtor I Shëndetit Parësor në Mal të Zi.