Mësuesit nga Serbia Dr. Liri Berishës: “Kjo që bëni ju këtu të lë pa fjalë”.

20 mësues specialë dhe profesionistë nga shkolla e “14 Tetori” në Nish të Serbisë vizituan qëndat Rajonale për Autizmin1& 2 në Tiranë që administrohen nga Fondacioni Fëmijët Shqiptarë.

Grupi I profesionsitëve në fushën e edukimit për aftësinë e kufizuar, vendosën të shohin nga afër qëndrat pasi kishin dëgjuar shumë për eksperiencën dhe standartet bashkëkohore që aplikohen aty.

Ata u pritën nga Drejtuesja e Fondacionit Fëmijët Shqiptar Dr. Liri Berisha e cila pasi I njohu me ambjentet e terapive në të dyja qëndrat u shpjegoi mësuesve metodat që përdoren, llojet e terapive që ndiqen me fëmijët, organizimin e funksionimit të qëndrave, trajnimet që organizohen për studentë dhe specialistë të rinj, si dhe librat që Fondacioni ka përkthyer e botuar në funksion të profesionistëve të fushës dhe prindërve.

Zoran Nikolic, drejtues I shkollës së aftësisë së kufizuar “14 Tetori” në Nish u shpreh në emër të grupit të mësuesve I entuziazmuar më atë që preku dhe degjoi për qëndrat e Autizmit.

“Kjo qe bëni ju këtu të lë pa fjalë pasi tregon përkushtimin e jashtëzakonshëm tuajin ndaj fëmijëve me çrregullim të spektrit autik. Këtë gjë këtu e kemi parë në vende shumë të avancuara dhe jeni model për tu marrë shëmbull”– u shpreh Z.Nikolic. Më tej ai shtoi se në Serbi ka shumë fëmijë me çregullim të spektrit autik me të cilët ka filluar të puhohet, por problem I madh dhe I pa administruar deri më tani janë të rriturit më autizëm.

Shkolla e fëmijëve dhe të rriturve me aftësi të kufizuar “14 Tetori” në Nish të Serbisë edukon dhe formon rreth 160 nxënës me mevoja të veçanta qe nga mosha parashkollore e deri ne mbarim të shkollës së mesme. Nxënësit që edukohen dhe formohen aty kanë lloje të ndryshme të paaftësisë intelektuale ,që nga çregullimi autik, sindroma down, dëmtime të paralizës cerebrale dhe çregullime në shikim.

Miqtë nga Serbia sollën për qëndrat edhe disa dhurata simbolike të veçanta të punuara nga duart e nxënësve më aftësi të kufizuar të kësaj shkolle, si çanta në formë thesi të zbukuruar për krishtlindje dhe vitin e ri, shall si dhe një pikturë shumë mjaft të bukur po nga ata.Dr.Liri Berisha mbeti e befasuar nga këto punime duke i cilësuar ato shumë të çmuara kur mendon se kush i ka bërë dhe me sa durim i ka bërë.

Z.Nikolic ofroi bashkëpunime në të ardhmen më qëndrat e autizmit në rang ballkanik ndërsa u solidarizua me punën e ekipit të specialistëve tanë duke premtuar mbështetje nga donatorë të mundshëm.