Qendra Rajonale e Autizmit, Farkë është nje qëndër me shumë funksione të mbledhura së bashku.

Ajo shërben si:


Kur prindërit e një fëmijë janë përballë dilemës se mos vallë rritja dhe zhvillimi i fëmijës së tyre nuk po shkon siç duhet, ata mund të marrin përgjigje nëpërmjet proçedurave që vlerësojnë nivelin e zhvillimit apo proçedurave që të çojnë drejt një diagnoze.

E vendosur në ambiente bashkëkohore tërësisht të reja e të projektuara për të, Qendra synon të jetë me rëndësi kombëtare dhe rajonale.

Ky objekt do të jetë me rëndësi kombëtare me objektivat e  përgjithshme të ofrojë një paketë shërbimesh/aktivitete shëndetësore, arsimore dhe sociale për fëmijët autik dhe familjet e tyre. Në veçanti shërbime trajtimi, rehabilitimi, arsimimin dhe shërbime mbështetëse, promovojë mirëqënien _zike, psiko-emocionale dhe zhvillimin social të fëmijëve me nevoja të veçanta, dhe rritë dhe përditësojë njohuritë dhe aftësitë e profesionistëve në vend (mjekëve, infermierëve, psikologëve, punonjësve socialë, psikoterapistëve) në lidhje me ndihmën ndaj fëmijëve me problem të  zhvillimit.


Ndërtesa e re ka:

16 ambiente klinike për vlerësim dhe trajtim me pajisjete nevojshme

dhome

• Zyra për administratën dhe implemtentimin e projekteve,

• Hapësira dhe kopësht për terapi për fëmijë. Qendra ka të përgatitur ‘menynë’ e saj të shërbimeve, të cilat respektojnë nevojat sipas problematikave. Kjo do të thotë që do të ketë fëmijë e prindër që do të marin shërbime të përditshme, një apo disa orëshe, 2 apo 3 dite në javë apo edhe një herë në javë. Gjithashtu, do të ketë fëmijë, prindër a familjarë që marrin disa seanca të njëpasnjëshme në mënyrë periodike një herë në disa muaj, apo studentë, specialistë të rinj, pediatër, mjekë, psikologë, terapistë që marrin shërbime konsulence në mënyrë të programuar.

Ky është një projekt i madh i FFSH ku përfituesit janë:

• Më shumë se 150 fëmijë me Çrregullime të Spektrit Autik dhe 150 familjet përkatëse marrin trajtime në shtëpi dhe në qendër në një vit.

• Më shumë se 50 profesionistë në një vit marrin paketa trajnuese afatshkurtër dhe afatmesme për të shpërndarë  njohuri dhe informacion në komunitetet e profesionistëve që kujdesen për fëmijët me ÇSA dhe çrregullime të tjera të zhvillimit.

• Më shumë se 50 studentë dhe specialistë të rinj në vit do të marrin praktika dhe orientime se si të punojnë me fëmijë që vuajnë nga ÇSA.

• Publiku i gjerë shqiptarë do të marrë informacion dhe ndërgjegjësim përmes fushatave dhe medias.



Ambientet e Qendrës janë projektuar për t’i dhënë shërbime rreth 200 fëmijëve dhe rreth 50 individëve të kategorive të tjera në javë. Një sallë konferencash dhe ambiente workshop-esh janë ndërtuar për akomodim të rehatshëm të 100 personave

Qendra është komplementare me Institucionet e tjera në vend që ofrojnë shërbime të ngjashme klinike për fëmijët me probleme të zhvillimit dhe ndërmjet tyre edhe ata në spektrin e autizmit. Por, Qendra jonë është e vetmja e ndërtuar me fokus speci_k për këtë popullatë. Ashtu si në disa institucione të tjera, edhe këtu punon bashkërisht një ekip specialistësh  të fushave të ndryshme, apo siç thuhet, ‘ekip pluridisiplinar’, por në Qendrën tonë ata janë posaçërisht të trajnuar për praktikat më të mira të kohës në trajtimin e fëmijëve të spektrit të autizmit.

Qendra ka një korpus modern pajisjesh Telemedicine për të mundësuar lidhjen e drejtpërdrejtë dhe në kohë reale jo vetëm të ambienteve klinike me ambientet e konferencave apo sallën ku qëndrojnë prindërit, por edhe me klinika në vende të tjera.

Qendra ofron gjithashtu mundësi për:

a. realizimin e programeve efektive të promovimit të shëndetit mendor dhe mirëqënies përmes promovimit të “ambienteve shëndetësore për rritje dhe zhvillim” (familja, shkollat, kopshtet dhe çerdhet).

b. studimin e prevalencës dhe incidencën në popullatë të çrregullimeve të spektrit të autizmit në bashkëpunim me konsultoret, shkollat, kopshtet dhe çerdhet.

c. Realizimin e programeve të mbështetjes së prindërve, familjeve në nevojë, grupeve vulnerable dhe individëve në rrezik për t’u përballur me problematikat e zhvillimit dhe atyre të shëndetit mendor.

d. Vlerësimin, diagnostikimin dhe trajtimin e fëmijëve me probleme të zhvillimi dhe shëndetit mendor.

Qendra e re do t’i shërbejë një dimensioni rajonal të punës së FFSH: Fondacioni Fëmijët Shqiptarë po vepron si secretariat i Rrjetit të Evropës Juglindore për Autizmin (SEAN) të themeluar në Tiranë në vitin 2010 dhe në bashkëpunim të ngushtë me Autism Speaks në Neë York ka vendosur të përdorë ambientet e qendrës së re në shërbim të konsolidimit të SEAN-it dhe organizimit të aktiviteteve e projekteve të ndryshme rajonale.

Dhuroni për të na ndihmuar të vazhdojmë misionin tonë!

Intesa San Paolo Bank

IBAN Code: AL45208110080000001000231800 / LEK

IBAN Code: AL18208110080000001000231801 / USD

IBAN Code: AL34208110080000001000231804 / EUR

SWIF Code: USALALTR