Libra të Botuar për Autizmin


“Fëmijët me Autizëm”.– një udhërrëfyes shumë i pasur dhe orientues shumë i mirë për të gjithë prindërit studentët, profesionistët.Synon të lehtësojë jetën e fëmijëve autikë, të udhëzojë prindërit dhe ta bëjë jetën familjare në përgjithësi më mirë të administrueshme.



“Autizmi në klasën tuaj “– Ky është libri i parë për Autizmin që vjen në gjuhën shqipe dhe botimi i parë i Fondacionit Fëmijët Shqiptarë. Ky libër vjen në vashdën e përpjekjeve të Fondacionit për një trajtim sa më profesional të fëmijëve me çrregullim të spektrit autik. Ky libër vjen si një udhëzues i përgjithshëm për familjet, mësuesit dhe profesionistet që trajtojnë këtë çrregullim. Është shkruar nga dy profesorë, neuropsikologët më të njohur në USA, Deborah Fein dhe Michale Dun. Libri është përkthyer nga Zj. Pranvera Xhelo dhe është redaktuar nga Prof. Edmond Tupja.



“Si t’ua mësosh aftësitë për trajtimin e gjërave në perspektivë fëmijëve më çrregullime të spektrit të Autizmit”-Ky libër është i 3-ti për Autizmin I sjellë në gjuhën shqipe nga Fondacioni Femijët Shqiptare. Libri është mbështetur financiarisht nga Raiffeisen Bank dhe është  një udhëzues i përgjithshëm për këdo që trajton të prekurit nga çrregullimi I spektrit autik.Ai u vjen në ndihmë profesionistëve për të gjitha fazat, si : në diagnostikimin, në vlerësimin dhe në trajnim e këtij çregullimi.Ai u mëson terapisteve si të ndërtojnë sesionet e terapisë mbi aplikimin e analizës së sjelljes duke ju dhënë kështu leksionet e duhura për hapa të sigurta në profesionin e tyre.Ky libër shërben si një manual përdorimi duke ofruar udhëzime konkrete për fëmijët me çrregullime të spektrit autik, si dhe:

– Përfshin programe mësimore hap-pas-hapi me udhëzime specifike për të mësuar aftësitë ndërvepruese, përfshirë aftësitë bazë.

-Jep sugjerime për përgjithësimin e aftësive të fituara në shtëpi, komunitet dhe në klasa

– Gjithashtu libri përfshin ilustrime për të lehtësuar kuptimin e skenarëve mësimore.”

 Me këtë libër mbyllet cikli i parë i botimeve (trio) ku prindërit, mësuesit dhe terapistët kanë në duar tekstet bazë, tre punime prestigjioze të literaturës së sotme në vendin tonë.


Ky libër është i vlefshëm për edukues, psikologë, logopedë, këshillues shkollash dhe prindër, te cilët mund të përdorin udhëzuesit mësimore të këtij manuali për të ndihmuar fëmijet me çrregullime të spektrit autik të përfitojnë aftësi ndërvepruese që janë shumë të rëndesishme për kompetencën social
Libri ka për  autore Lynn Brenan nga USA e cila është cilësuar një terapiste e shkëlqyer në zbatimin dhe aplikimin e terapisë ABA. Ajo është edhe trajnuesja e terapisteve të Qëndrës Rajonale për Autizmin në Farkë.