Fondacioni Fëmijët Shqiptarë është një organizëm jo qeveritar, jo fitimprurës dhe i pavaruar, i cili si misionin ka krijimin e mundësive humanitare për një rritje më të shëndetshme të fëmijëve të sëmurë, atyre me nevoja të vecanta fizike e sociale, fëmijëve jetim; të ndihmojë të moshuarit, familjet në nevojë dhe prindërit me shumë fëmijë, duke kontribuar për zgjidhje të qëndrueshme të problemeve të tyre në funksion të një të ardhme më të mirë.


Në fokusin e punës tonë është:

– e ardhmja e fëmijëvë që luftojnë çdo ditë çrregullimin e spektrit të autizmit;

– është mbështetja për fëmijët talasemikë; është ndihma ndaj fëmijëve të sëmurë me diagnoza të vështira e të patrajtueshme në vëndin tone;

– është mbështetja në arsimim për fëmijët me probleme sociale;

– është solidarizimi për nxjerrjen nga vështirësitë të nënave me shumë fëmijë njëherësh si dhe shtresave sociale në nevojë siç janë personat me aftësi të kufizuar, ata të invalidizuar në gjëndje të rëndë si dhe misionet komunitare që i mbështesin ato.

Ne jemi të përkushtuar në realizimin e disa qëllimeve siç janë:

1 – Të vlerësojmë, të diagnostikojmë, të përcaktojmë dhe implementojmë, metodat  bashkëkohore në funksion të fëmijëve të prekur nga çrregullimi i spektrit autik si dhe t’u vijmë në ndihmë familjeve të tyre sipas nevojave të fëmijës. Kjo për të përmirësuar cilësinë e jetës së fëmijëve dhe për t’i bërë ata të pavaruar në të ardhmen.

2 – Të mbështesim me të gjitha mjetet përmirësimin e cilësisë së jetës për fëmijët talasemik nëpërmjet përmirësimit të cilesisë së trajtimit klinik të tyre, fushatave sensibilizuese për dhurim vullnetar të gjakut si dhe ndërmjetësimit me spitale nderkombëtare për të sjellë në Shqipëri eksperiencat më të mira në drejtim të kurimit dhe trajtimit të sëmundjeve të gjakut.

3 – Të mbështesë financiarisht fëmijë të sëmurë me diagnoza të vështira dhe të pamundur financiarisht, për ndërhyrje më të specializuara jashtë vendit, duke marrë përsipër: a- koordinimin me klinikat apo spitalet private për të aksesuar ndërhyrjen, b- ndërhyrjen kirurgjikale, c-trajtimin pas ndërhyrjes dhe d-blerjen e medikamenteve.

4 – Të mbështesë, zgjidhë dhe lehtësojë problemet sociale të kategorive më të brishta të shoqërisë shqiptare siç janë fëmijët, familjet me shumë fëmijë, familjet në vështirësi ekonomike dhe të moshuarit duke ju ardhur në ndihmë me mjete financiare dhe  materiale (ushqime dhe veshmbathje). Ndihma përfshin fëmijët më aftësi të kufizuar duke ju mundësuar lëvizjen me mjete levizëse; përfshin të strehuarit pranë shtëpive të fëmijëve; të moshuarit pranë azileve si dhe pacientët e vegjël të shtruar  në spitalet e vendit.

5 – Të mundësojë apo ndërmjetësojë mbështetjen me bursa studimi falas të fëmijëve jetim, atyre të policëve të vrarë, apo fëmijëve në vështirësi ekonomike. Të lehtësojë proçesin arsimor dhe atë mësimor, nëpërmjet pajisjes me komplete librash shkollor, pajisjes me libra jashtëshkollor për bibloteka, pajisjen e kabineteve dhe laboratorëve me mjete didaktike, etj.

6 – Të organizojmë fushata ndërgjegjësuese për të gjitha misionet e mësipërme me qëllim krijimin e mundësive financiare për t’i bërë ato të arritshme.

Fondacioni Fëmijët Shqiptarë mbetet i angazhuar të mbështesë zërin e këtyre  komuniteteve në nevojë me qëllim që shqetësimet e tyre të dëgjohen nga instancat shtetërore dhe biznesi privat për të marrë masa për zgjidhjen e tyre.

Ne besojmë fort se duke punuar së bashku do të mund t’i japim një përgjigje zërit të mekur të shumë nënave dhe ëndrrës së shumë familjeve që duan ti shohin një ditë të afërt fëmijët të shëndetshëm, të pavarur, të arsimuar, të integruar të denjë për vete dhe shoqërinë.

Per me shume informacion rreth Statutit te themelimit te Fondacionit Femijet Shqiptar, ju lutem klikoni ne linkun e meposhtem.

Statuti i Fondacionit Femijet Shqiptare