Albanian-ALEnglish (United Kingdom)

Urim Femijeve per Vitin e Ri në Spitalin Pediatrik "Selaudin Bekteshi"

Presidentja e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione”, Dr. Liri Berisha vizitoi në ditën e parë të Vitit të Ri 2008, Spitalin e Fëmijëve “Selaudin Bekteshi”, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Dr. Liri Berisha zgjodhi të vizitonte pikërisht repartin e reanimacionit në spitalin pediatrik, si reparti ku rastet janë më kritike dhe gjendja shëndetësore është më e rëndë.

Dr. Liri Berisha uroi fëmijët e këtij spitali për një shërim sa më të shpejtë, ndërsa shprehu falënderimet e saj për përkushtimin e mjekëve dhe infermierëve në shërbimin ndaj tyre.

Dr. Liri Berisha shpërndau për fëmijët e sëmurë dhe të afërmit e tyre dhurata me rastin e Vitit të Ri, si veshmbathje, ushqime, lodra.

Apliko tani per tu bere vullnetar!

Plotesoni formularin

Lajme

Mbahet takimi i 4–ët i Rrjetit të Autizmi...

Visitor Counter15800