Albanian-ALEnglish (United Kingdom)

Të rinjtë shqiptar në Amerikë solidaritet dhe vullnetarizëm për të rritur ndërgjegjësimin ndaj Autizimit

Këta që shihni në foto janë anëtarët e Klubit më të ri shqiptar në Neë York, “Të ecësh për Autizmin” në SHBA. Më 3 Qershor 2011, ky grup nxënësish, të veshur me bluzat e Autism Speaks dhe me flamurin shqiptar në duar të vendosur në formën e një pazëlli, iu bashkangjitën fushatës më të madhe ndërgjegjësuese “Ecni tani “ që kjo organizatë ndërkombëtare zhvilloi në Neë York e ku morën pjesë 25.000 persona.

Grupi i të rinjve shqiptar iu bashkangjit 111 anëtarëve të klubeve të tjera të mëdha, të cilët bënë të mundur mbledhjen e shumës prej 1.000$ minimumi nga secili klub. Përfshirja e të rinjve shqiptar në këtë aktivitet ndërgjegjësues me përmsa të mëdha, konfirmoi edhe një herë shpirtin solidarizues të shqiptarëve, kudo që ata ndodhen, në ngjarje të tilla ku forcat e të gjithëve bashkohen për një qëllim madhor.

“Ecni tani për Autism Speaks” është programi udhëtues kryesor më i madh kombëtar për autizmin, është aktiviteti që mban firmën e Autism Speaks për ngritjen e fondeve dhe ndërgjegjësimin, që organizohet nga komunitetet në të gjithë Shtetet e Bashkuara, si dhe në Kanada.

I mundësuar nga vullnetarët dhe familjet me të dashurit e tyre të spektrit autik dhe bizneset dhe kompanitë vendase që punësojnë ata të këtij spektri, kjo përpjekje kryesore e sukseshme për ngritje fondesh jo vetëm gjeneron fonde thelbësore për studimin e autizmit, por gjithashtu rrit ndërgjegjësimin në lidhje me frekuencën në rritje të autizmit dhe nevojës për rritjen e fondeve kërkimore për të luftuar këtë çrregullim kompleks.

Sipas Autism Speaks qëllimi i këtyre marshimeve është mbledhja e 1.2 milion $ me anë të të cilave do të bëhet financimi i kërkimit më premtues ndaj autizimit, i rritjes së avokatisë dhe ai i sigurimit të shërbimeve familjare.

Tiranë, më 05 Korrik 2012

Apliko tani per tu bere vullnetar!

Plotesoni formularin

Lajme

Konferenca Ndërkombëtare për Autizmin në ...

Visitor Counter22817