Leter nga Presidenti PDF Printo E-mail
 

Të dashur Miq,

 

Në radhë të parë dua t’ju falënderoj për kohën tuaj dhe vëmendjen që po i kushtoni kësaj letre. Do t’ju isha shumë mirënjohëse nqs do të merrnit në konsideratë kërkesën e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë të paraqitur më poshtë.

Prezantimi i Fondacionit tonë

Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë është një organizatë jo fitimprurëse, jo qeveritare e themeluar në 1996 nga Z. Domenick Scaglione.
Misioni i fondacionit është të ndihmojë fëmijët në nevojë pa përkatësi besimi apo prejardhje etnike si dhe të mbështesë institucione te cilat i ndihmojnë këta fëmijë. Fondacioni jonë aktualisht është duke u përpjekur të ndihmojë fëmijët që vuajnë nga tip të ndryshme kanceri si leucemia, talasemia, sëmundje të lindura të gjakut, autizëm , HIV/AIDS, sindroma Down etj. Gjithashtu ne po përpiqemi të ndihmojmë fëmijët të cilëve iu mohohet e drejta e arsimimit dhe e faciliteteve mjekësore.
Mbi 40 fëmijë nga e gjithë Shqipëria janë dërguar jashtë vendi për trajtime mjekësore si p.sh talasemia, skleroza etj. Gjithashtu “Një qendër për kërkime molekulare dhe diagnostikime gjenetike” është krijuar për të ndihmuar fëmijët Shqiptarë për parandalimin e talasemisë apo sëmundjeve të tjera të mundshme, i cili është vendosur në spitalin e maternitetit në Tiranë. Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë gjithashtu ka mbledhur dhurime ku u mundësua ndërtimi i qendrës për trajtimin e fëmijëve që vuajnë nga talasemia në qytetin e Lushnjes.

Kërkesë

Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë po planifikon të ndërtojë një qendër rehabilitimi për fëmijë që vuajnë nga sëmundje mendore apo nga sëmundje të tjera, në rrethin e Tiranës. Kjo qendër do të jetë e para në llojin e saj dhe do t’u sigurojë shërbimet e saj jo vetëm fëmijëve në rrethin e Tiranës por gjithashtu edhe fëmijëve nga çdo anë e Shqipërisë. Dhurimi i fondeve është i nevojshëm për ta bërë qendrën tonë një realitet. Ne besojmë që kjo qendër e re është jetësore për të siguruar ekspertizën e më të specializuarve.
Ne nuk mund ta ndërtojmë këtë qendër pa mbështetjen e individëve, bizneseve dhe komunitetit. Secili nga ne ka zgjedhur të mbështesë Qendrën e re të fëmijëve me kontributin e tij financiar.
Ne do t’ju kërkonim të konsideronit kerkesen tone duke kontribuar me mbështetjen tuaj financiare. Ju do të kishit një impakt personal në përkujdesjen shëndetësorë të fëmijëve tani dhe në gjeneratat që do të vijnë. Dhurimi juaj do të ndihmojë për të siguruar një mirëseardhje, shërim për fëmijët e sëmurë që nga lindja e deri në moshën 18 vjeçare.

Nevoja e këtyre fëmijëve duhet të nxisë, inspirojë dhe gjenerojë krijimin, progresin dhe zhvillimin e mënyrave për të rritur diturinë dhe fondet.

Ne ju ftojmë të zbuloni historinë tonë, të mësoni rreth programeve tona, të kuptoni vlerat tona, dhe më e rëndësishmja, na ndihmoni të ndihmojmë.

 

Me sinqeritet,

Dr. Liri Berisha

Presidente e Fondacionit