Historia PDF Printo E-mail
Puna e vazhdueshme, këmbëngulja, vendoshmëria e vullnetarëve si dhe kontributi i partnerëve tane kanë bërë të mundur arritjen e qëllimeve të Fondacionit te Fëmijëve Shqiptarë. Fondacioni është një organizate jo qeveritare, jo-fitimprurëse, e themeluar në vitin 1996 nga Z.Domenick Scaglione.

Misioni i fondacionit është te ndihmojë fëmijët në nevojë, pavarësisht përkatësisë fetare apo etnike si dhe të mbështesë institucionet te cilat asistojne ne ndihmë te ketyre femijeve.

Fondi fillestar ishte nje donacion privat nga themluesi, Z. Domenick Scaglione. Ne menyre per te gjetur mbeshtetje financiare per fondacionin ne shqiperi Z. Scaglione themeloi gjithashtu nje dege te fondacionit ne USA - Fondi i femijeve shqiptare. Z. Scaglione ka ftuar ne Shqiperi personalitete te njohur per t´ju bashkangjitur Fondacionit ne pozicionin e anetareve te nderit si edhe duke nxitur informimin e tyre ne llidhje me nevojat e femijeve shqiptare.

Anetaret e bordit, kryesisht profesioniste te rinj, te cilet marrin pjese vullnetarisht ne aktivitet e fondacionit kane dhene nje kontribut domethenes per misionin tone. Permendim ketu Lauresha Basha, Albina Mancka, Suela Totokoci dhe Salih Tagani.

Gjate viteve 1998 deri ne Tetor te vitit 2006 Znj. Karin Roncari ka qene presidente e fondacionit. Duke permendur dhe individe te cilet kane dhene nje ndihmese te madhe ne arritjen e qellive te Fondacionit duke permendur ketu Znj. Cristina Busi, Znj. Lidra Mejdani dhe Znj. Ann Kikby. Permes mbeshtetjes humane dhe bujare te gjithe ketyre njerezve, te cilet me shume deshire dhe vullnetarisht perkushtuan kohen e tyre per misionin tone, cdo qindarke e dhuruar eshte perdorur per permiresimin e shendetit dhe mireqenies te Femijeve Shqiptare ne nevoje.

The “Benefit Ball” eshte nje tradite e krijuar nga fondacioni ne menyre per te mbledhur fonde per projektet e ndryshme te fondacionit. Kjo tradite e organizuar cdo vit funksionon edhe si nje mundesi per te shperndare informacion ne rang lokal si dhe nderkombetar mbi femijet shqiptare ne nevoje. Gjate viteve te fundit kemi nje tendence ne rritje te numrit te donatoreve shqiptare dhe kompanive te ndryshme qe suportojne aktivitetet e fondacionit. Nga 100% donacione te huaja ne vitin 1996 në 90% te donacioneve shqiptare ne vitin 2006.

Arritjet

Mbi 40 femije nga e gjithe shqiperia jane derguar jashte shtetit per trajtim mjeksor dhe operacione si psh. alassemia, multiple sclerosis, eye surgery, spine surgery, heart surgery, moya – moya disease surgery, cancer ne vende si ne Itali, Greqi, Angli, Gjermani, USA, Zvicer, Rusi dhe Austri duke perbere nje shume shpenzimesh prej US$ 7,000. Pervec trajtimit mjeksor jane mbuluar nga Fondacioni te gjitha shpenzimet e udhetimit dhe te qendrimit per femijen dhe familjaret e tij.

Gjate luftes ne Kosove fondacioni ne bashkepunim me qendrat “Don Bosco” dhe “Maria Mazzarello” ka ndihmuar ne ngritjen e qendrave provizore per femije ne menyre qe ti mbroje ata nga dielli ose moti i keq, njekohesisht ka dhuruar lodra dhe veshje te shumta.

Fondacioni ka dhuruar materiale me vlere US$ 10,000 per shtepine e femijes ne Sarande, gjithashtu ka financuar edukimin per ciklin 9-vjecar te dy femijeve jetime ne shkollen private turke ne qytetin e Kavajes, kjo ne vleren e US$ 20,000. Kreshniku dhe Eduardi momentalisht vazhdojne studimet ne universitet mbeshtetur nga sponsore te tjere qe Fondacioni ka gjetur per ta.

Fondacioni ka mbeshtetur Qendren e Transfusionit te Gjakut ne spitalin “Nene Tereza” duke blere kuti akulli per gjakun, televiziore, gjilpera flutur per transfusionin si dhe ka financuar pjesemarrjen e njerit prej doktoreve te qendres ne nje konvente per talasemine ne Qipro.

Gjate dy viteve te para te aktivitetit tone, Fondacioni u perball vazhdimisht me semundjen e talasemise dhe bordi drejtues hasi ne raste te shumta te kesaj semundje saqe asnje fondacion nuk mund te jete ne gjendje per ti financuar te gjitha. Duke gjykuar situaten bordi vendosi te investoje per “Qendren e Kerkimeve per Diagnostikimin Molekular dhe Gjenetik” per t`ju ardhur ne ndihme femijeve shqiptare ne parandalimin e talasemise dhe semundjeve te tjera para lindjes.

Per realizimin e projektit u deshen 3 vjet duke perfshire nje vlere prej US$ 300,000 duke e pajisur me pajisje te teknologjise se fundit, furnizim per nje vit me pajisje te ndryshme te nevojshme ne vleren US$ 70,000 gjithashtu nje shume prej US$ 20,000 u dhurua per konstruksion per permiresimin e vendit te percaktuar per laboratorin, shuma prej US$ 25,000 shkoi per trajnimin dhe transferimin ne nje laborator special ne Rome, Itali si dhe nje vit page shtese per dy nga doktoret shqiptare ne shumen US$ 12,000.

Nga raste individuale ne projekte infrastrukture - eshte nje hap i madh dhe shume i rendesishem perpara.

Ne vitin 2006 Znj.Liri Berisha u emerua Presidente e Fondacionit te Femijeve Shqiptare. Sfida me e madhe ne fillim ishte ngritja e nje Qendre Rajonale ne Lushnje, e cila u desh nje vit per t’u perfunduar. Ky ishte nje tjeter investim i madh ne emer te fondacionit i cili perben vleren e US$ 150,000 duke perfshire mobilimin dhe pajisje te tjera per qendren.

Azhornuar se fundmi ( Marte, 01 Korrik 2008 10:03 )