Albanian-ALEnglish (United Kingdom)

Fondacionin “Fëmijët Shqiptarë Domenick Scaglione” nderohet me Urdhrin  “Nënë Tereza”nga  Presidenti Nishani

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi  Fondacionin “Fëmijët Shqiptarë ‘Domenick Scaglione” me Urdhrin “Nënë Tereza” me motivacionin: “Për ndihmën e vyer ndaj fëmijëve në nevojë, duke u dhënë përparësi të porsalindurve dhe fëmijëve të braktisur, fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe institucioneve që ofrojnë ushqim, strehim dhe edukim për këta fëmijë. Për inkurajimin dhe mbështetjen e pakursyer në kërkimet dhe zhvillimin e trajtimeve dhe kurave për fëmijët me talasemi, për mbështetjen dhe kurimin e fëmijëve që vuajnë nga çrregullime kongjenitale ose patologji të tjera që rrezikojnë jetën e tyre, si dhe fëmijëve autikë dhe atyre me çrregullime psiko-neurologjike.”

Në fjalën e tij, Presidenti Nishani u shpreh: “S’ka kontribut më të madh shoqëror, s’ka vlerë më të madhe humane se sa të vihesh në shërbim të fëmijëve dhe veçanërisht ndaj atyre fëmijëve, të cilët kanë nevojë jo vetëm për mbrojtje, jo vetëm për shërbime, por mbi të gjitha për inkurajim. Ndaj, respektin më të madh sot shqiptarët ia drejtojnë këtij Fondacioni, të gjithë aktivistëve të këtij Fondacioni, për vlerë më të madhe që ata i kanë ofruar shoqërisë shqiptare për inkurajimin që u keni dhënë këtyre fëmijëve dhe familjeve të tyre. Ndaj, për mua është një nder që sot, duke sjellë ndërmend ndër vlerat e kombit tonë, atë kontribut të nënës së shquar, Nënë Terezës, i akordoj Urdhrin “Nënë Tereza” këtij Fondacioni, i cili është jetësimi i vlerave dhe i kontributeve të Nënë Terezës në Shqipërinë e sotme”, theksoi Presidenti i Republikës.

Zonja Berisha e vlerësoi dekorimin e Fondacionit si një mirënjohje për të gjithë ata vullnetarë, të cilët kanë punuar shpirtërisht dhe profesionalisht në punën e tyre, një vlerësim për të gjithë ato biznese, të cilët i besuan duke i mbështetur në këtë punë dhe një motiv për të ecur përpara e për të ndihmuar sa më shumë fëmijët në nevojë.

Presidenti Nishani nderon me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, z. Domenick Scaglione.

Në vijim të ceremonisë, Zoti Domenick Scaglione u vlerësua për kontributin dhe humanizmin e tij me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me këtë motivacion: “Për përkushtimin e jashtëzakonshëm të treguar ndaj popullit dhe demokracisë shqiptare, duke kontribuar veçanërisht në shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve shqiptar, si e nesërmja më e mirë e Shqipërisë, për angazhimin e përhershëm në zhvillimin e ekonomisë shqiptare nëpërmjet forcimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

27 Nentor 2012

Apliko tani per tu bere vullnetar!

Plotesoni formularin

Lajme

Mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të K...

Visitor Counter11059