| Sytë e qeshur të dy motrave nga Hasi. |
|
|
|
|
Varfëria në këtë familje është ulur këmbëkryq dhe ato që e vuajnë më tepër janë vajzat e vogla, të cilët janë detyruar të ndjekin shkollën jo rregullisht, të braktisin fëmijërin e tyre. Duke qënë se dhe prindërit janë njerëz me aftësi të kufizuar (shurdh-memecë), ajo që u vjen në ndihmë është gjyshja e tyre e cila gjen forcën dhe kërkon fijen e shpresës për të shpëtur dy mbesat e saja. Këto rrjeshta të shkruar në një letër dhe mbërritur në Fondacion në një nga zonat më të thellla të vëndit tonë, përvecse vuajtjeve të përjetuara nga e gjithë familja, shprehte kërkesën për mbështetje dhe ndihmë për operimin e syve për dy motrat Redianën dhe Suadën. Shpresa e madhe e familjes u kthye në një realitet nga Fondacioni Fëmijët Shqipëtarë, i cili është i vendosur në misionin e tij, të ndihmojë fëmijët në gjithë Shqipërinë për të lehtësuar dhe shëruar dhimbjet e tyre, fizike apo psikologjike.Falë bashkëpunimit me Spitalin Amerikan në Tiranë vajzat iu nënshtruan operacionit në sy për të korrigjuar katarakten kongenitale. Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë dhe Spitali Amerikan i Tiranës për të disatën herë u vijnë në ndihmë së bashku fëmijëve në nevojë. Operacioni i kataraktës kongenitale, ose e quajtur ndryshe, kataraktës së lindur, është një ndërhyrje që kërkon jo vetëm një ekip të përgatitur dhe ekspertizë në këtë diagnosë por edhe një metodologji e aparatura moderne. Ky operacion i mundësuar nga Spitali Amerikan në bashkëpunim me Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë vjen në vazhdën e projekteve te suksesshme e të përbashkëta që këto të fundit kanë ndërmarrë. Zj. Liri Berisha ditën e sotme, me 13 Nëntor, ishte e pranishme në Spitalin Amerikan për të vizituar Redianën dhe Suadën menjëherë pas operacionit të njërit sy (për të dy vajzat). Rezultati pozitiv, kthimi i shikimit tek të dy vajzat ishte nje cast emocionues dhe shumë prekës për te gjithë familjaret. Zj. Liri Berisha shprehet shumë e emocionuar për këto momente vërtet të vecanta dhe të paharrueshme për prindërit dhe gjyshen e tyre, si dhe uron suksese në etapën e dytë të operacionit i cili do të pasojë me syrin e dytë.Në emër të Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë Zj Liri Berisha dhe në emër të Spitalit Amerikan Z. Klodian Allajbeu Drejtor i Përgjithshëm i këtij spitali, kanë shprehur disa herë impenjimin e tyre për vazhdimësinë e të tilla projekteve të përbashkëta që do u vijnë në ndihmë fëmijëve me problem të ndryshme shëndetësore, kryesisht të pa trajtueshme brënda vëndit.
|
|
| Azhornuar se fundmi ( E Merkure, 10 Shkurt 2010 08:57 ) |




Jeta është si ajo dita e këndshme që fillon me rezatim diellor që në mëngjes. Por, ja ashtu papritur në atë rrezatim verbues shfaqet ajo reja e zezë, si rrebesh i verës, mbulon gjithçka…. Kështu ka nisur jeta e dy vajzave të vogla nga Hasi Redianën 7 vjecare dhe Suadën 10 vjecare.
