|
Fondacioni “Fëmijët shqiptarë” feston me nxënësit e Rubikut |
 Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” dhe Zj. Liri Berisha uruan diten e pare te shkolles nxënësve te rrethit të Rubikut. Kjo ditë u bë krejt e veçantë në oborrin e shkollës 9 - vjeçare të Rubikut, pasi për 100 nxënës, të përzgjedhur nga familje të varfra nga gjithë shkollat, u dhuruan komplete librash dhe nga një çantë shkolle për secilin nxënës që ulet në bankat e klasës së parë. Në fjalën përshëndetëse zj. Berisha pasi uroi të gjithë nxënësit e këtij rrethi për një fillim të mbarë, ndër të tjera theksoi se këta fëmijë kanë shumë ëndrra, por ëndrrat e kanë fillimin te shkolla dhe te librat. Ju do mësoni me këto libra, do keni rezultate të larta e kështu do të bëheni qytetarë të nderuar të këtij vendi. Sivjet arritëm të siguronim 100 komplete librash dhuratë dhe 100 çanta për nxënësit e klasave të para, por në të ardhmen ne do vijmë sërish në Rubik,- u shpreh Presidentja e Fondacionit “Fëmijët shqiptarë”. Këto dhurata u realizuan nga bashkëpunimi me shtëpinë botuese Media Print dhe “City Park” të cilët vlerësuan këtë bashkëpunim e premtuan se ky bashkepunim do te vazhdoje dhe ne te ardhmen. “Ne e kemi pjesë të biznesit tonë kontributin për fëmijët në nevojë, theksoi z. Elvis Themeli, botues i Media Print. Me gjithë vështirësitë teknike të sigurimit të këtij kontigjenti komplete librash, pasi shkollat marrin nga botues të ndryshëm, ne për 100 nxënësit e këtij rrethi i blemë librat nga botues të tjerë. Dëshironim të shikonin se asnjë libër nuk u mungon në ditën e parë të shkollës. Është shenjë e mirë kur e nis vitin shkollor me një dhuratë të tillë.” |