Profesionstë nga Shkupi vizitë studimore në qëndrat e Autizmit.

Profesionstë nga Shkupi vizitë studimore në qëndrat e Autizmit.

26 mësues, terapistë dhe edukatorë të specializuar në edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta nga Shkupi I Maqedonise ishin mysafirët e radhës të Qëndrave Rajonale për Autizmin në Farkë dhe Sauk.

Ekipi, pjesë e shkollës fillore speciale “Zlatan Sremce” në Shkup , në vashdën e vizitave studimore të ndërrmara në vendet e Rajonit, vendosi që këtë vit të vijë në Shqipëri.

Grupi i mësuesve dhe terapsitëve janë pritur nga Presidentja e Fondacionit Fëmijësh Shqiptar Dr.Liri Berisha e cila I njohu vizitorët me përpjekjet e Fondacionit në drejtim të mbështetjes së fëmijëve me çregullim të spektrit autik duke ndarë bindjen se ka ende shumë për të bërë.

Dr. Ariel Çomo u shpjegoi profesionistëve nga Shkupi organizimin klinik të qëndrave me qëllim njohjen e përmbajtjes së aktiviteteve dhe shërbimeve që kryhen në to. Dr. çomo tha se metodat dhe praktikat e instaluara në këto qëndra janë pjesë e standarteve më bashkëkohore të sjella nga Fondacioni falë bashkëpunimeve me Organizata Ndërkombëtarë në fushën e Autizmit .

Grupi i profesionistëve nga Shkupi asistoi edhe në çeljen ceremonisë zyrtare të trajnimit 3 mujor ABA që ka nisur në qëndrën Rajonale për Autizmin në Farkë për profesionistët e rinj.

Çertifikohen 23 profesionistë të rinj në Qëndrën Rajonale për Autizmin Farkë.

Çertifikohen 23 profesionistë të rinj në Qëndrën Rajonale për Autizmin Farkë.


23 profesionistëve të rinj nga vendi dhe Rajoni përmbyllën me sukses trajnimin 3 mujor më qëndrën Rajonale për Autizmin në Farkë .

Kandidatet e përzgjedhur pas dy fazave siç ishin ajo e testimit në nivel profesional dhe gjuhës angleze dhe intervistave të strukturuara balle për ballë , finalizuan një ditë më parë në Qëndrën Rajonale për Autizmin në Farkë, kursin tremujor mbi Metodën e Analizës së Sjelljes së Aplikuar ose siç njihet ndryshe ABA.


Kështu Qëndra Rajonale për Autizmin, e cila është kthyer në model ekselence përsa I përket përcjelljes se metodave dhe praktikave më të avancuara në fushën e terapisë për spektrin e Autizmit, aftësoi 23 kandidatët që ndoqën këtë kurs, për të punuar me fëmijë që vuajnë nga çregullimi I spektrit autik.


Trajnimi nuk ishte I bazuar thjesht mbi baza teorike por edhe praktike. Trajnimi praktik ishte ndërtuar në mënyrë të atillë, ku çdo terapist i Qëndrës Rajonale për Autizmin në Farkë përfshiu në seancat terapeutike nga një kandidat pjesëmarrës në trajnim.Koha e vëshgimit në një seance terapeutike ishte minimalisht 7 orë çdo javë, madje pjesmarrësve j’u dha mundësia të punonin në mënyrë të supervizuar nga terapisti përkatës edhe më fëmijët në proces terapie.


Gjatë ceremonisë së çertifikimit të profesionistëve të rinj si logoped ,edukatorë special, psikologë, etj, Presidentja e Fondacionit Fëmijët Shqiptar Dr. Liri Berisha u shpreh e kënaqur që Qendra po ju jep këto mundësi aftësimi terapistëve të rinj që sa vijnë dhe shtohen në numër, dhe për më tepër atyre nga rrethet, për t’ju ardhur kështu në ndihmë atyre prindërve që këto lloj shërbimesh I kanë larg.


Një grupim shumë I veçantë në këtë kurs ishin ata nga Kosova, ku 5 profesionistë të shoqatës “Autizmi” kanë një qëndër të vogël në vendin e tyre për fëmijët në spektër të autizmit dhe janë në hapat e parë të ngritjes së shërbimeve. Ata theksuan se ky lloj kursi ju dha atyre vlerat e vërteta profesionale dhe për ta kjo ishte një gjë shumë e rëndësishme.


Pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi tre mujor, gjatë pajisjes me çertifikatën e vlerësimit, falenderuan stafin e qendrës për përkushtimin dhe mundësitë e ofruara, duke u shprehur se pamvarësisht zotërimit edhe më herët të disa njohurive bazë në këtë fushë, hyrja në mardhënie të drejtpërdrejta me fëmijët në këtë qëndër, I kishte rritur shumë profesionalisht duke përsosur aftësitë e tyre terapeutike. Ata verësuan faktin se ky lloj trajnimi nuk ishte I ngjashëm me morinë e trajnimeve të hasura rëndom, pasi gjatë gjithë kohës ishin ndjerë nën presionin që çdo gjë duhej të bëhej saktë dhe me shumë përgjegjësi.


16 Tetor 2015

Denada, mamaja Emilisë, sfidon Autizmin e së bijës duke sjellë në jetë djem binjakë në ditën ndërkombëtare të Autizmit.

Denada Çapi :Autizmi nuk është tragjedi, injoranca po!

Emilia , një vajzë 7 vjeçare nga Durrësi dhe një nga fëmijët e shumtë të Qëndrës Rajonale për Autizmin në Farkë , u ka dhënë  një mesazh të fortë prindërve të saj. Me vetëm dy vjet terapi i ka habitur të gjithë më ndryshimet që ka bërë; ajo jo vetëm hodhi poshtë hamendësimet se a do bëhej një ditë ky fëmijë, por u dha kurajo prindërve të saj t’i hapin zemrën dhe krahët dy jetëve të reja në ardhje , si për të sfiduar këtë 2 prill. Denada Çapi, nëna heroinë dhe kurajoze e Emilisë në prag të ditës ndërkombëtarë të Autizmit dhe vetëm pak ditë nga ardhja në jetë e këtyre dy ëngjëjve, ndan me ne sukseset e Emilisë dhe entuziazmin e të bërit nënë për herë të tretë dhe në mënyrë të dyfishtë.

Si po ecën Emilia ? Si është ajo sot?

Ritakohemi prapë pas një viti.Do thoja që ky vit ka qënë një risi ndryshe për Emilinë.Emili ka patur shumë rezultate, ka ecur me hapa më të mëdha në krahasim me atë si ka qënë para një viti.Ka filluar të flasë, të krijojë fjali dhe të kuptojë mbi të gjitha , që për mua kjo ishte kryesorja.D.m.th ka ecur jashtëzakonisht. Nga viti në vit ka ndryshuar shumë.

E kishe pritur këtë ndryshim kaq të madh të Emilisë?

Jo ! Jo!.Nuk e kisha pritur.Ngaqë kisha lexuar shumë dhe kisha krijuar bindjen se sa më më herët të kapet, aq më mire, dhe sa më vonë të kapet do ketë më pak rezultate. Por doli gjithshka ndryshe.Emili edhe pse u kap pak me vonesë sepse filloi terapinë pranë Fondacionit Fëmijët Shqiptarë vetëm në moshën 5 vjeç, përsëri ajo ka mjaft arritje.

Ndiheni e kënaqur që çdo përpjekje që keni bërë për vajzën po ju shpërblehet nga Emilia?

Shumë.Madje në rradhë të parë, me gjithë shpirt e them, falenderoj zotin.Kur Emili ka ardhur në jetë, ndoshta jo çdo nënë do t’a pranonte. U bëra pak egoiste dhe pak hipokrite.Fillova duke I bërë pyetje vetes: Pse unë? Pse mua? Por duke parë Emilinë, punën e jashtëzakonshme që është bërë me Emilinë dhe ajo ka dhënë frytet e duhura, unë sot më gjithë shpirt I them zotit Faleminderit.Në qoftë se dikush do të më thonte që të rikthehemi edhe një herë të barra e dytë, për të zgjedhur një fëmijë tjetër, sinqerisht ju betohem, se kurrë nuk do të zgjidhja fëmijë tjetër. Do zgjidhja përsëri Emilinë!

Ndërkohë shohim që kemi të reja nga ju.Emila shumë shpejt do të bëhet me dy vëllezër dhe familja juaj sa vjen dhe zgjerohet.A ishte ky një vendim I vështirë për ju?

Këta djem kanë qënë vërtetë një surprizë. Pra ka qënë e paplanifikuar . Ka qënë sa emocionale në drejtim të panikut aq edhe në drejtim të një aventure të re, por që besoj se do të jetë e mbushur plot dashuri.Unë personalisht e kam pritur me pak fare frikë por në mëmyrë pozitive.Ndërsa bashkëshorti dhe familjarët e tjerë pak më të trembur. Nuk I vë faj për këtë. Por sot jemi të qetë. Po e presim me padurim dhe personi që mezi po e pret më shumë është Emili. Emilia na ka bërë të gjithëve t’i presim këta fëmijë me kaq shumë dashuri dhe mendojmë se edhe asaj dy vëllezer më të vegjël do t’i bëjnë shumë mirë.

Zakonisht kemi konstatuar se në rastet kur kemi patur lindje si në rastin e Emilisë, prindërit  frenohen në lindje të tjera.Tek ty nuk ndodhi kështu.Ti dole përmbi vullnetin dhe fatin tënd.

Unë do t’i thoja gjithë nënave që kanë një fëmijë me problem, të tillë si atë të autizmit, apo probleme shëndetësore, sociale, ekonomike etj, që një fëmijë është një bekim, Një bekim nga zoti dhe ndihmon në proçesin e mbarëvajtjes së lumturisë në familje. Kjo është shumë e rëndësishme.Shumë veta këtë inisiativën time e shohin si sipërmarrje të vështirë, dikush çuditet.Pamvarësisht se nuk e shprehin me fjalë, por mënyra se si më shohin, duket sikur më thonë dy gjera: është heroine apo është e çmëndur?! Unë mendoj së asnjëra nga të dyja. Është thjesht dëshira e një nëne.Duke parë gëzimin që më kanë sjellë dy vajzat e para , këta dy djem do të më sjellin gëzim akoma edhe më të madh.

Pse zgjodhe t’i sjellësh në jetë këta fëmijë në 2 Prill ?

Po! E dëshirova pikërisht kështu, t’i sjellë në jetë në datën 2 prill.Arsyeja është shumë e madhe.Duke qënë së kjo datë përkon me ditën Botërore të Autizmit,do të doja si nënë, nga ana shpirtërore , të bëja një protestë në rradhë të parë brënda vetes, pastaj për t’ju thënë të gjithëve , që edhe pse sëmundje të ndryshme pushtojnë njerzit, apo probleme të ndryshme pushtojnë shëndetin tonë, ne prapë jemi këtu , jemi këtu duke rilindur.Kjo është një farë sfide.Një sfidë e butë ndaj realitetit sepse jeta vashdon. Edhe pse ka shumë probleme në jetë, jeta vashdon.Dhe ku më bukur me dy ëngjëj të vëgjël që vijnë në jetë. Sido që të jenë këta dy ëngjëj , unë jam përsëri dakord me fatin tim.

Cili është mesazhi yt në ditën botërore të Autizmit?

Mesazhin tim nuk do t’ua përcillja vetëm nënave që kanë fëmijë autik, por do t’ua përcillja të gjithë njerëzve.Duke ju referuar simbolikisht bizeles me kokrra që Fondacioni Fëmijët Shqiptarë ka zgjedhur për Autizmin, ku një kokërr del e vogël, në tjetër del e butë, një kokërr tjetër ndoshta del e fortë, nënave në rradhë të parë do t’u thoja: Durim! Duhet të pranojnë fatin dhe jo ta kundërshtojnë atë.Jo të thonë pse më ra, por si do ta përballoj atë. Në momentin që nëna pranon faktin që unë kam një problem shëndetësor më fëmijën, unë jam e sigurtë së çdo gjë do të eci mbarë më pas.

Mesazhin më të fortë do t’ua përcillja baballarëve. Për mua, një nënë që ka një fëmijë autik, është heroinë, pasi I duhet të lërë çdo gjë pas dore, veten, shtëpinë dhe fëmijët e tjerë , që të merret me fëmijën autik, t’a edukojë e t’a integrojë.Mesazhin u’a përcjell baballarëve për më shumë motivim,  dashamirësi e ndihmë në rradhë të parë ndaj bashkëshorteve të veta, ndaj nënave të fëmijëve të tyre dhe ndaj fëmijëve të tyre.Po nuk na kuptuan ata, nuk ka kush të na kuptojë tjetër.

Falenderoj njerzit që më rrethojnë, që më kuptojnë; falenderoj ata që kuptojnë Emilinë dhe do të doja që ky ndërgjegjësim të përhapej në të gjithë Shqipërinë, sepse Injoranca është tragjedi. Autizmi nuk është  tragjedi.

Durrës , Prill 2014