Autizmi : Publiku ende e trajton sikur të jetë një sëmundje shumë e rëndë, një çregullim mendor gati në përbuzje. Kaq e tmerrshme!

Intervistë me Miranda Hoxha Livadhi, nëna e Jamarbër Hoxhës, gjeniut të vogël me çregullim të spektrit autik.

A mund t’ja dalë Jamarbri të ecë pa një shoqërues ?

Është shumë e vështirë , është pothuajse e pamundur.Pa një shoqërues, fëmija nuk e gjen vehten në asnjë vend. As në ambulancë, as në kopësht, as edhe në shkollë. Fëmija pamvarësisht se pas seancave të terapisë është mësuar se si të sillet, se si të bashkërendojë me fëmijët e tjerë, por kur kjo nuk I ofrohet nga fëmija bashkëveprues në kopësht apo shkollë, atë e mbysin emocionet dhe tërhiqet duke ndenjur mënjanë. Në këtë moment I duhet ndërhyrja nga mësuesi, nga edukatorja dhe në rastin tonë nga mësuesja mbështetëse. Pa një mësuese mbështetëse, ecuria e një fëmije autik I integruar me fëmijët tipik, është pothuajse e pamundur.

Sa i njohin dhe I pranojnë fëmijët me autizëm bluzat e bardha?

Kam patur një rast në urgjencën e pediatrisë ku përpiqeshin ti vendosnin vigonin Jamarbrit. Pamvarësisht se unë I thoja: – “shiko kujdesu se djali është me çregullim të spektrit autik dhe nuk duhet t’ja vendosësh tek krahu, përpiqu t’ja vendosësh tek koka”, si një zgjidhje që ai të mos e lëvizte, dhe kjo ishte nga një përvojë e parë që kisha patur, infermierja nuk më konsideronte. “E di unë atë punë, merrem unë me këtë punë tani” – me tha, dhe djali vuajti goxha gjatë, vetëm për t’ju vendosur një serum.

Tek dentisti është shumë e vështirë. Shumë dentistë nuk I marrin përsipër.Momentalisht ai ka vetëm një dhëmballë të prishur dhe e mban në atë formë. Të gjithë refuzojnë, pothuajse.

Çfarë duhet të bëjë shoqëria për këta fëmijë?

Mbështetje, mbëshetje me struktura. Sepse momentalisht çdo gjë e zgjidhim vetë. Njerëzit e shtyrë nga dashamirësia pyesin “si e ke djalin? A është më mirë tani?” dhe unë me një buzëqeshje them: “ai është gjithmonë mirë, ai ka qënë gjithmonë mirë, por ai është ndryshe, ai koncepton ndryshe, mendon ndryshe, vepron ndryshe, por gjithmonë është duke bërë gjëra, gjëra të cilat unë as që mund ta mendoja që një fëmijë 6 vjeçar mund t’i bëjë. Ai është duke aktruar, ai është duke bërë poezi, ai është duke lexuar një informacion mbi ndërtimin e trupit të njeriut, ai është duke mësuar gjuhë të huaja, dhe arrin që një fjalë ta thotë në disa gjuhë, të bëjë dallimin në disa gjuhë të ndryshme.

Çfarë perceptimi konstatoni në opinionin publik për këta fëmijë ?

Publiku e trajton sikur të jetë një sëmundje, një sëmundje shumë e rëndë, një çregullim mendor gati në përbuzje. Unë nga përvoja I them dikujt : “shiko mund ta ndjekësh fëminë në seanca terapie , mund ta çosh për diagnostikim, por ata janë të tërhequr. A thua se autizmi është një gjë ngjitëse.sikur të ishte lebër, perceptim I shekullit të 15, si një gjë që duhet ti rrish larg, kaq e tmershme. Po! Dhe e has gjithkund. Janë prindër që ti i shikon të alarmuar se mos fëmija e tyre ka një problem apo mund të ketë çregullime, dhe kur ti e udhëzon që të ndjekë disa gjera, qëndrojë larg, nuk e prekin dot.

Ka prindër që nuk duan ta çojnë nëpër mend, por unë mendoj që e keqja nuk ndërtohet. Një të mirë mund të ndërtosh por të keqen nuk e ndërton dot. Nëse fëmija ka autizëm, ti nuk mund t’ja ndërtosh autizmin.Por nëse fëmija ka autizëm , ti e ndihmon, duke I bërë terapi, duke e mësuar siç është bërë me fëmijën tim që duke ndjekur hap pas hapi terapinë, duke u strktuaruar në gjithshka, sot ka arritur të jetë një djalë I shkëlqyer, një djalë që lexon, komunikon, me atë botën e vet, që është shumë perfekte, shumë poetike. Ai arrin të bëjë poezi.

Ne ishim në Golem dhe ai mblodhi disa luledele. Duke mbledhur luledele, ai dëgjoi “cicërimën” e sorrës. Ai e quajti “cicërimë”, dhe ishte “cicërima e luledeleve”. I vuri dhe titull. Jamarbri lexon poezi dhe nuk e shpjegoj dot me fjalë në çfarë niveli kalon ai fëmijë duke lexuar poezi, sa I ndjeshëm është, është shumë I zgjuar, shumë I ndjeshëm.

E ka ndryshuar Jamarbrin terapia?

Pa terpai ai do të ishte një konfuzion I madh. Unë nuk e harroj dot nëpërkëmbjen time në të gjitha psikiatritë e Tiranës, në psikiatrinë qëndrore, në ambulancën e madhe ku gjuanin me shqelm duke thënë se vetëm ky fëmijë nuk ka autizëm, ndërkohë që flatrat I dukeshin shumë qartë, ekolalia dukej shumë hapur, mungesa e konceptit më vihej mua si mungesë e punës, e punës sime si nënës, si difiçit I imi. Unë këtë nuk mund ta harroj kurrësesi.Nëse fëmija im është këtu sot është vetëm falë terapisë në Fondacionin  Fëmijët Shqiptarë. Terapi intensive dhe strukturë. Unë jam në struktuë në çdo moment me Jamarbrin.

Ndaj kujt apeloni sot?

Apeli im shkon ndaj shoqërisë:

Të ndërgjegjësohen. Ta kuptojnë drejt autizmin. Ta kuptojnë si gjëndje jo si sëmundje dhe të japin mbështetjen e tyre, kontributin e tyre.

Po si konkretisht?

Nëse je duke udhëtuar në autobuz, dhe fëmija ka një sjellje, atëherë njerzit është më mirë të heshtin dh kjo është ndihma më e madhe.Nëse je në një kënd lojrash, prindërit nuk duhet ti pengojnë fëmijët të luajnë me fëmijët me çregullim të spektrit autik, përkundrazi, nëse I shtyn ata drejt bashkëveprimit, ka dhënë ndihmesën më të madhe.Në kopësht, ose në shkollë, nëse shoqja apo shoku I bankës e ndihmon atë që të ruajë përqëndrimin dhë të ndjekë mësimin duke e mbajtur afër siç mban afër një shok tipik, kjo do të ishte e përkryer.Prindërit duhet ti stimulojnë fëmijët e tyre të ndërgjegjësohen që në embrion .

Ju faleminderit.

ja si festuam këtë 1 Qershor…

Fëmijët me çregullim të spektrit autik “dorë për dorë” me fëmijët e kolegjit Turgut Ozal.

Fëmijët e qëndrave rajonale të Autizmit festuan 1 Qershorin së bashku me disa fëmijë te kolegjit “Turgut Ozal”. Organizimi solli për prindërit shfaqjet e përgatitura nga secila palë. Fëmijët me çrregullim të spektrit autik nëpërmjet recitimeve, këngëve dhe kërcimeve dhuruan emocione të forta tek fëmijët e kolegjit. Po kështu edhe këta të fundit me një performancë për tu admiruar sollën një atmosferë të gezueshme për fëmijët dhe prindërit e tyre.

Presidentja e Fondacionit Fëmijët Shqiptar Dr. Liri Berisha duke vlerësuar atmosferën solidarizuese dhe gjithpërfshirëse të krijuar nga ky organizim I përbashkë festiv, tha se ardhja e nxënësve të kolegjit I bën fëmijët me çregullim spektrit autik të ndihen të barabartë, të përshirë dhe jo të veçuar.

“Festat janë të bukura kur kalohen me miq dhe dashamirës, ndaj sot në ditën e fëmijëve ju falenderoj ju dhe mesuesit tuaj që kanë rizgjedhur të kaloni këtë dite të veçantë bashkë me fëmijët tanë.

Ardhja jusj sot ketu i ben këta fëmijë të ndihen të barabartë me ju , të përfshirë e jo të veçuar ashtu sikurse ndodh rëndon, të rrespektohen e jo të diskriminohen, të integrohen e jo të harrohen.

Duke sjellë buzëqeshje, perqafime, argëtim, vizatime dhe shumë dashuri tek këta fëmijë, juve i bëni këta me të lumtur, me te dashur, me te shoqerueshëm me ju, dhe pse jo , ju jepni mundesine, që një ditë edhe ata te ecin perkrah jush , duke u bërë ndoshta shok me ju në klasën tuaj e duke shfletuar të njëjtët libra si ju. Ky eshte edhe qëllimi yne!

Fëmijët me nevoja të veçanta nuk janë të rallë apo të huaj. Ata duan atë që duan të gjithë të tjeret… duan të pranohen…! Angazhimi I mësuesve tuaj për të jetësuar këtë botekuptim tek brezat e rinj është mision po aq fisnik sa profesioni I tyre”, – u shpreh ajo.

Në fund të shfaqjeve, fondacioni fëmijët Shqiptar shprandau nga një libër dhuratë për të gjithë fëmijët e kolegjit me qëllim pasurimin e bibliotekave të tyre si dhe lodra për të gjithë fëmijët e qëndrës.

Jetmir Noka: “Kopështet private më mbyllën dyert, fqinjët ma ndanë nga fëmijët. Autizmi nuk është ngjitëse”.

Për Ledionin, me çregullim të spektrit autik , terapia ABA u mundësua vonë në kohë , vetëm 8 muaj më parë, ndërkohë që në kopështe ku I ati ka trokitur më herët, është refuzuar hapur. Mospranimin e ka provuar edhe nga ata shumë pranë vetes siç janë fqinjët. Por Ledio i ka dhënë prindërve mesazhin se një ditë do mund të bëhet i pavarur dhe këtë na e tregon terapistja e tij, Jorida Kajo. Falë terapisë sjellja e tij ka ndryshuar në mënyrë impresionuese . Në një rrëfim për faqen tonë, Jetmiri tregon peripecitë që I janë dashur të kalojë për të integruar të birin ndërsa shpreh me tone të forta indinjuese se çfarë pergjigje merr nga shoqeria për fëmijën e tij autik.

“Në kopësht kam patur shumë vështirësi sepse shumë pronarë kopshtesh thonë që nuk mund ti pranojmë sepse na ikin fëmijët e tjerë që janë normalë.E kam çuar në shumë kopshte dhe nuk ma kanë pranuar sepse nuk mund t’i përziejnë fëmijët normalë me ata autikë – kjo është, kështu na kanë thënë,Nga prindërit e tjerë nuk kam patur reagime të drejtëpërdrejta por i zoti i kopshtit më ka thënë që prindërit e tjerë më ikin po të mbaj fëmijë autik këtu.

Sot Ledio shkon në një kopësht që ndodhet në rrugën Jordan Misja, ku ma kanë pranuar dhe me prindërit e tjetë nuk kam patur ndonjë problem.

Kjo gjë më ka ndodhur edhe me komshinjtë. Kanë qënë fëmijët e tyre duke luajtur me top dhe kam çuar fëminë tim, që të lozë edhe ai e të përzihet me fëmijë. Por fqinjët i kanë marrë fëmijët dhe I kanë futur brenda.Kanë përdorur një lloj diskriminimi.Jam ndjerë shumë keq por çfarë të bëj. Nuk kam tentuar të flas me komshinjtë sepse mënyra se si ato u sollën…Nuk kam tentuar fare.Tek kjo lagje ku jam tani nuk kam rastisur, sepse nuk e kam nxjerr fëminë, sepse e di që do ma bëjnë siç ma bënë tek lagjia e vjetër.

Kjo semundje nuk është ngjitëse, Një fëmijë normal nuk mund të bëhet i sëmurë. Kjo do përkrahje, prindi duhet ta lejojë, e ti thotë fëmijës të shkojë të lozë me atë fëmi, në mënyrë që të zhvillohet edhe ai fëmija normal.Këtë thirrje u bëj të gjithëve, sepse nuk është e drejtë që i kapin fëmijët e tyre dhe i fusin brenda. Fëmija im nuk është as agresiv Fëmijët tanë kanë nevojë për përkrahje.

Djali ka rreth 8 muaj që ka filluar terapinë pranë Qëndrës Rajonale për Autizmin në Farkë dhe ka ndryshim shumë të madh. Jam shumë i lumtur që një donator gjerman më ka ofruar mbështetje deri në fund. Nuk di si ta falenderoj atë, vetëm zoti ja shpërbleftë atij.
Është mirë të bësh mire !” .

Terpiastja e Ledios, Jorida Kajo:

“Ledio ka patur shumë sjellje sfiduese, shumë steriotipi qofshin këto motorre apo vokale.Nuk kishte përqëndrim.Kohëzgjatja e punës së tij në tavolinë ishte shumë e shkurtër, nuk kishte kontakt me sy , pozicioni i tij në tavolinë ishte me kokën ulur gjithë kohës dhe nuk tregonte me gisht, nuk merrte komandat, flakte çdo lloj objekti që vendosej në tavolinë.

Pas 8 muajsh terapi intensive, unë jam shumë e kënaqur, për arritjet e Ledios deri më tani sepse për një periudhë relativisht të shkurter ai ka arritur shumë sukses në të mësuarit e aftësive të reja. Ledio ka mësuar të qëndrojë në tavolinë, pothuajse nëse e mban për dy orë aty ai qëndron për të vashduar me programet.Ledio merr shumë mirë komandat, reagon mirë emocionalisht, ka kontakt fantastik me sytë, qoftë kjo në tavonë, qoftë kjo në distancë më të largët.

Këtë gjë ai nuk e ka vetëm me mua që jam terapistja e tij por edhe me terapsitë të tjerë, dhe kjo do të thotë që ai ka arritur të gjneralizojë edhe pjesën e aftësive. Nëse Ledion e lëshoje nga dora në ambjentet e qendrës apo edhe në rrugë, ai vretëm vraponte, nuk kthehej, kokën e mbante përpara dhe gjente ndonjë vend ku të futej dhe të humbiste aty. Tani nëse i thua Ledio ndalo, Ledio prit, Ledio të bindet.

Ai ka ende steriotipi vokale dhe motorre por gjithsesi ja vlen të theksohet se janë të reduktuara në një masë goxha të madhe.Ledio mund të zgjedhë aktivitetin ose lodrën që ai do.Edhe midis një grumbulli aktivtetesh ai zgjedh lojën që ai preferon, duke e treguar atë me gisht e duke të parë në sy.
Ledio është një njeri me fat. Ai ka mbështetjen e një zotërie të huaj, gjerman i cili i është gjëndur Ledios pranë dhe i financon dy orët e terapisë që Ledio zhvillon në qëndër. Madje para
Disa kohësh ai ishte prezent këtu për ta parë dhe me të vërtetë u kënaq shumë. Ai premtoi se do vinte sërsih për ta parë Ledion në një periudhë të dytë. Urojmë që çdo fëmijë të ketë mbështetje si Ledio pasi terapia për këta fëmijë është shumë e domosdoshme”.

Delegacioni zyrtar I Malit të Zi viziton qëndrat rajonale për Autizmin.

Drejtues të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë si dhe ekspertë të Insitutit të Shëndetit Publik në Podgoricë, të shoqëruar nga logopedë, psikiatër , psikologë dhe pediatër që punojnë në qëndra rajonale më fëmijë që kanë probleme në zhvillim, vizituan në Tiranë dy qendrat rajonale për autizmin , konkretisht në Farkë dhe Sauk. Delegacioni I përbërë nga 15 profesionistë u prit nga Drejtuesja e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë Dr.Liri Berisha, Drejtuesi shkencor i qendrave të Autizmit Dr.Ariel Çomo si dhe psikologët Esmeralda Bregu dhe Eleana Naçi Eleana Natsi-Ristani .
Delegacioni Malazes kishte për qëllim të prekte nga afër eksperiencën dhe ekspertizën që Fondacioni Fëmijët Shqiptarë ka ngritur në fushën e autizmit me synim hartimin e një Strategjie dhe Plan Veprimi të përshtatshëm për vendosjen e diagnozës së hershme dhe ndërhyrjen e hershme tek fëmijët me çregullim të spektrit autik në Mal të Zi.

Drejtuesja e Fondacioni Fëmijët Shqiptarë Dr. Liri Berisha I njohu përfaqësuesit zyrtar të ministrisë së shëndetësisë malazeze dhe profesionistët e shëndetit publik me ambjentet, terapitë, organizimin e punës në qëndra si dhe me punën edukative që qëndrat kryejnë me prindërit dhe në atë të formimit të profesionistëve të rinj me qëllim arritjen e rezultateve të mira në terapi.

Drejtuesi shkencor Dr.Ariel Çomo u shpjegoi vizitorëve metodat që terapistët përdorin në qëndra si dhe librat që fondacioni ka përkthyer dhe përshtatur në gjuhën shqipe për terapistët, edukatoret e kopshteve dhe shkollave si dhe prindërit . Ai gjithashtu u shpjegoi të interesuarve mbi lidhjet e ngushta që qëndrat e autizmit në Farkë dhe Sauk mbajnë me përfaqësuesit e organizatës ndërkombëtare “Autism Speaks” në SHBA dhe profesorët më të cituar në këtë vënd në fushën e autizmit, me qëllim marrjen e një asistence profesionale për raste klinike të veçanta apo të vështira tek fëmijët me autizëm.
Dr. Liri Berisha vlerësoi përpjekjet Malit të Zi për hapjen e një qëndre për Autizmin në Podgoricë dhe ofroi mbështetjen e Fondacionit për përgatitjen e burimeve njerëzore në këtë drejtim. Takime të tilla, tha znj.Berisha I shërbejnë ngritjes së urave të bashkëpunimit me qëllim mbështetjen e njëri-tjetrit duke krijuar kështu një lëvizje rajonale.

Prof. dr Vesna Miranović, këshilltare e Ministrit të shëndetësisë malazeze , njëherësh dhe Drejtore e lartë e kontrollit dhe përmirësimit të cilësisë së kujdesit shëndetësor në Ministri, e cilësoi këtë përvojë shumë të vlefshme për punën e tyre ndërsa vlerësoi se modeli që Fondacioni Fëmijët Shqiptarë ka ngritur është një shëmbull ekselent për mënyrën se si duhet të funskionojë puna në drejtim të fëmijëve me këtë çregullim. Znj. Vesna Miranović, I kërkoi Dr. Liri Berishës mbështetje fillimisht për fëmijët shqiptarë në Mal të Zi e më pas shtrirjen e bashkëpunimin edhe më tej.
Pjesë e shoqërimit të këtij delegacionit ishte edhe Dr.Zylfie Duraku, organizatorja e Konferencës së Parë Rajonale për Autizmin që u mbajt në datën 2 prill në Ulqin dhe Dr.Pavle Marniković, Drejtor I Shëndetit Parësor në Mal të Zi.

Ja si ndriçuam blu për Autizmin këtë vit!

Edhe këtë vit Shqipëria ju bashkua hartës së fushatës ndërkombëtare të ndezjes së dritave BLU për Autizmin, një nisëm kjo e organizatës Ndërkombëtare të ‘Autism Speaks” në SHBA.

Kjo fushatë ka për qëllim solidarizimin me individët e prekur nga çregullimi I spektrit autik, mbështetjen e përpjekeve të tyre në trajtim, edukim dhe integrim.

Autizmi foli këtë vit nga Ulqini

Mbahet Konferenca Rajonale për Autizmin.

Fondacioni Fëmijët Shqiptarë mbështet profesionalisht eventin.

Në Ditën Botërore të Autizmit , Ulqini mbajti një Konferencë Rajonale duke bërë bashkë jo vëtëm përfaqësues nga Shqipëria, por edhe nga Kosova e Mali I Zi.

Organizatorja e kësaj konferenca mjekja Zylfie Duraku, njëherësh edhe kryetare e Shoqatës “Anima “, pasi falenderoi dr.Liri Berishën për mbështetjen profesionale të këtij eventi me pjesmarrjen dhe ligjëratat e profesionistëve të Qëndrës Rajonale për Autizmin në Farkë tha se fëmijët autik të Malit të Zi dhe prindërit e tyre ballafaqohen me probleme e sfida të    mëdha.

Në fjalën e saj Dr. Duraku tha: “Ne shqiptarët e Malit të Zi kemi edhe një vështirësi tjetë , siç është barriera  gjuhësore. Fëmijët tanë nuk mund të vlerësohen dhe trajtohen në  gjuhën shtetë rore por atë  amë tare pasi këta fë mijë  kanë  probleme komunikimi dhe vlerë simi I tyre në  gjuhën tjetër është  I pamundur. Për këtë  arsye prindërit kryesisht detyrohen të  shkojnë  në  Tiranë  apo Prishtinë  për diagnostikimin e fëmijëve të  vet, por siç e dimë  këtë  mundë si nuk e kanë  të  gjithë. Rjedhimisht ne kemi nevojë  për mbështetje nga të  tri qëndrat”.

Znj.Duraku I kërkoi dr.Liri Berishës mundësinë  për edukimin edhe kualifikimin profesional të terapistë ve të  Ulqinit dhe hapjen e një  qëndre të  re diagnostikuese dhe terapeutike ne Shkodër edhe për fëmijët shqiptarë  të  Malit të  Zi.

Dr.Liri Berisha në  fjalë ne saj dha mesazhe të  forta pë r prindërit të  cilët duhet të  luftojnë  me të  gjitha më nyrat pë r të  mbë shtetur fë mijë te tyre dhe të  mos lejojnë  paragjykimet të  gjunjë zohen e të  dorë zohen . Ajo foli për shenjat e  para të  Autizmit, për momentet e vështira të  përballjes më  të  në  familje si dhe për fillimin e terapisë .

Dr.Liri Berisha, nisur nga prezanca e shumë  pridnërve me fëmijë  autik në  sallë , foli edhe për vaksinën e MMR, e cila akuzohet nga prinderit sot si shkaktare e autizmit. Ajo I pëcolli një  mesazh të  qartë  prindërve se pa vaksina, njerzimi do të  ishte shfarrosur nga së mundje të  rënda ngjitëse. Sipas studimeve shkenocre të  kryera deri më  tani nuk është  provuar asnje lidhje mes autizmit dhe vaksines – u shpreh ajo.

“Polemika jo të pakta kanë   shkaktuar vaksinat, shpikja e të   cilave për dekada ka shpetuar njerëzimin nga sëmundje epidemike me një morbozitet e mortalitet të  lartë. Në qëndrimin ndaj vaksinave sot ka disa këndvështrime

Personalisht unë e shoh në këndvështrimin e një mjekeje dhe e konsideroj fillimin e përdorimit të   vaksinës si revolucion. Dhe këtë   konstatim e them jo sot, e nisur nga mosha ime dhe praktika e gjatë   mjekësore, por që   në   ditët e para të   punës time si pediatre kur shefat tanë   na detyronin ta fillonim ditën e punës  jo në   pavion, pranë  shtratit të   fëmijës,  por në  morg. Nuk kishte gjë   më   tronditëse dhe shokuese kur shihnim se si pertusi, meningiti, fruthi, poliomieliti, tetanozi apo sëmundje të  tjera pamëshirë  kishin marr ë   jetët e fëmiëve të   vegjël që   deri një   ditë   më   parë  i kishim në  duart tona e i kuronim vetë  . Ndërsa sot në   saj të  vaksinimit, jonë vetem studentët, por as mjekët e pas brezit tim nuk hasen me këto trauma, nuk i njohin këto së  mundje. (vecse në  libra) dhe kjo falë  mrekullisë  së  vaksinave.

Të  gjitha nënat kudo  në botë  hezitojnë   dhe kanë  frikë . Edhe unë , jo më si mjeke, por në pozicionin e nënës e shumë shpesh të  gjyshes kam hezituar dhe me duket deri diku edhe e frikshme injektimi në  dy muajt e parë  të  jetë si 7  apo 8 vaksinave. Por kur vihesh përpara epidemive me vdekshmëri të lartë  apo komplikacione të   rënda dhe mbi të  gjitha kur e di se ka një   shpëtim që  është  vaksina, nuk mendoj se nëna do të   pres pasojat e mosbërjes se vaksinës. Në këto momente që flasim jepen njoftime se raste me fruth, që  është   nj ë nga sëmundjet më  ngjitëse e me komplikacione nga më  të rëndat me vdekshmëri të   lartë,  kanë   filluar në  disa shtete të  Europës dhe pikërisht vaksina që i mbron fëmijët nga kjo semundje, frika jonë e ka futur në grupin e vaksinave që  akuzohen se japin autizëm.

Shqetësimi i nënave ka mbushur konsultoret. Ato kërkojnë me insistim vaksinimin e fëmijëve pikërisht me vaksinën që e kanë refuzuar deri me tani. Pra, vaksinat janë të  domosdoshme dhe duhen bërë  në  moshen e caktuar”.

Dr.Liri Berisha I përcolli audiencës edhe një  lajm të  mirë  në  lidhje me fëmijët shqiptarë  me autizëm të  Ulqinit. Shumë  shpejt, në  muajt në  vashdim , Fondacioni fëmijët shqiptarë  do të  mbë shtesë  në  ngritjen logjistike të  një  që ndre të  re diagnostikohe dhe terapeutike në  Shkodër e cila do të  ketë  karakter rajonal. Fondacioni do të  trajnojë  stafin e terapsitë ve që  do të  punë sohen aty si dhe do të  pajis ambjentet e kësaj qëndre me materialet e domosdoshme për terapi siç jane librat dhe metodat.

Në  konference mbajtën referime shkencore edhe 4 përfaqësues të  Fondacionit fëmijët shqiptarë , Dr. Ariel Çomo, Juliana Esaj, Prof. Oriola Pampuri si dhe psikologia Eleana Naçi

Ulqini ndriçon BLU për AUTIZMIN.

Fondacioni Fëmijët Shqiptarë mbështet fushatën e Autizmit në Ulqin. Ky vend I bashkohet për herë të parë hartës së vendeve që përpiqen të rrisin ndërgjegjësimin ndaj kauzës së Autizmit.

Fushata “Ndriço blu për Autizmin” mbërrin edhe në Ulqin të Malit të Zi. Bashkia e këtij qyteti në bashkëpunim me shoqatën “Anima” që merret me të drejtat e grave dhe fëmijëve, kanë ndriçuar në blu Maternitetin e këtij qyteti bregdetar, në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për të gjithë individët me çregullim të spektrit autik, në një ditë që përkoi edhe me Ditën e Komunës së Ulqinit.

Pjesë e kësaj nisme u bë edhe Fondacioni Fëmijët Shqiptarë dhe një pjesë e stafit të tij . Drejtuesja e Fondacioni Dr. Liri Berisha në mesazhin drejtuar nismëtarëve të kesaj fushate si dhe drejtuesve të qëndrave që trajtojnë fëmijë me aftësi të kufizuar, tha se përfshirja e Ulqinit në këtë përpjekje globale është për tu vlerësuar shumë pasi rrit ndjeshmërinë ndaj këtij çregullimi jo vetëm në këtë vend por edhe në rajon. Pëprjekjet për ta njohur, pranuar dhe mosparagjykuar Autizmin , janë shumë të domsodoshme për ti dhënë mbështetjen e duhdur këtyre fëmijëve dhe familjeve të tyre-tha Dr.Berisha.

Click here to add your own text

Çertifikohen edhe 42 profesionistë të tjerë në përdorimin e metodës ABA.

Vashdon misioni I përgatitjes së kapaciteteve njerzore në ndihmë të fëmijëve me autizëm.

Fondacioni Fëmijët Sjqiptarë çertifkoi sot edhe 42 profesionistë të cilët u trajnuan gjatë vitit 2016 në dy kurse kualifikimi. Ata vinin nga Kosova, Maqedonia dhe rrethe të ndryshme të Shqipërisë.

Ky çeritikim I dedikohet kuaifikimit të dijeve për një përiudhë tre muajore studimore në Qendren Rajonale për Autizmin në Farkë për një nga metodat më të avantazhuara sot në trajtimin e Autizmin , metoda ABA, ose siç njihet ndryshe , analiza e sjelljes se aplikuar) si mjet për të përmirësuar aftësi të caktuara te fëmijët me Çrregullim të Spektrit të Autizmit ( CSA).

Në ceremonië e shpërndarjes së çertifikatave asistoi drejtuesja e Fondacionit Dr. Liri Berisha si dhe drejtuesi klinik I qendrave të autizmit Dr. Arierl Çomo.

Dr.Liri Berisha e vlerësoi këtë process një fat të madh për fëmijë me autizëm pasi falë formimit të më shumë profesionistëve shtohen edhe mundësitë e trajtmit terapeutik për fëmijët me këtë çregullim.

Ajo e vlerësoi bashkëpunimin e fondacionit me ministritë e shëndetësisë, të punës dhe atë të çështjeve sociale si tejet të rëndësishëm pasi I jep seriozitetin e duhur këtyre çertifikatave.  Duke I urur suksese në misionet e tyre, Dr. Liri Berisha premtoi vashdimësi në bashkëpunim për çdo nevojë profesionale që ata do të kene.

Dr.Ariel Çomo mori mendime të ndryshme nga profesionistët në lidhje me perfeksionimin e këtyre trajnimeve nisur nga eksperiencat dhe realiteti I tyre profesional.

Nga kjo nisëm përfituan edhe disa profesionistë që filluan menjëherë punë si terapistë në qendrën e hapur vitin e kaluar në Prishtin dhe Prizren.

Fondacioni Fëmijët Shqiptar asistoi ne formim profesional edhe ekipin e qëndrës së Korces.

Të çertifikuarit përeç metodoës ABA, njohin tashmë edhe Programin Edukativ Individual (IEP) dhe instrumentat vlerësues për të identifikuar dhe analizuar Sjelljet Problematike të paraqitura tek fëmijët.

Nxënësit vizitë studimore për të njohur Autizmin.

Rreth 40 nxënës nga shkolla “Albanian College – The International School of Tirana”, të shoqëruar nga mësuesit e tyre vizituan sot Qëndrën Rajonale për Autizmin në Farkë . Nxënësit synonin njohjen e drejtëpërdrejtë të çcrregullimit të spektrit autik dhe qasjen reale që ndodh në lidhje me fëmijët që vuajnë nga ky crregullim.

Ata u pritën nga Dr. Liri Berisha e cila së bashku me specialisten terapeute Juliana Esaj, ju ofruan një orë njohjeje dhe mesazhesh të drejtëpërdrejta për fëmijët me autizëm. Duke folur për natyrën që kanë fëmijët autikë, mënyrën se si ata sillen brenda dhe jashtë shtëpisë, frekuentimin e ulët që ata kanë nëpër shkolla si dhe opinionin me të cilin ata rrethohen, Dr.Liri Berisha u rrëfeu nxënësve edhe raste konkrete nga përvoja e saj për impaktin që kanë këta fëmijë në publik. Ajo u tërhoqi vëmëndje fëmijëve ti pranojnë fëmijët me autizëm në klasën e tyre, ti mbajnë ata afër dhe të mos I diskriminojnë më qëndrime të ndryshme apo indiferentizëm.

Nxënësit ngritën shumë pyetje në lidhje me autizmin, që nga shenjat se si ai mund të shfaqet e deri tek mënyrat se si ata vetë duhet të sillen.Njëra prej tyre e ka përzgjedhur Autizmin si temë projekti në shkollë dhe kjo vizitë ishte një hulumtim shumë I vlefshëm për punën e saj studimore.

Në fund ata vizituan edhe mabjentet e qendrës duke parë nga afër fëmijët në terapi si dhe ambjentet e ndryshme ku ofrohet ajo.

2 Prill 2017 – Kukësi , Kosova dhe Maqedonia me Qendër të Re për Autizmin.

Fondacioni Fëmijët Shqiptarë dhe Agjencia Turke TIKA investime për kompletimin e Qendrës Sociale në Kukës.

Një vit më parë Fondacioni Fëmijët Shqiptarë dhe Agjencia Turke për Zhvillim (TIKA), u angazhuan për kompletimin dhe vënien në punë të Qendrës Sociale në Kukës, me qëllim që fëmijët jo vetëm të Kukësit por edhe të Kosovës e Maqedonisë të kishin një qëndër me standarte për terapinë ndaj çrregullimit të spektrit autik.

Presidentja e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë Dr.Liri Berisha , në nje vizitë të zhvilluar në 2 Shkurt 2017 në Kukës, pasi pa ambjentet e rikonstruktuara të qendrës , tha se përfundimi i punimeve është një lajm i mrekullueshëm. Paralelisht me këtë proces, fondacioni ka trajnuar në Tiranë stafin që do shërbejnë me terapi të ndryshme fëmijët jo vetëm të qytetit të Kukësit por të gjitha trevave të Kosovës. Dr.Liri Berisha falenderoi angazhimin e kryebashkiakut tē Kukësit në këtë projekt madhor duke e cilësuar atë jo vetëm angazhim zyrtar por edhe shpirtëror.

Në takimin e organizuar në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu me Presidenten e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, Dr.Liri Berisha dhe Drejtorin e Agjensisë Turke për Zhvillim-TIKA, Eyup Yavuz Umutlu, u diskutua për ndihmën dhe mbështetjen e dy institucioneve për arredimin, kompletimin dhe vënien në punë të Qendrës Sociale Kukës, tashmë të rikonstruktuar .

Drejtori i TIKA-s, pasi vizitoi qendrën dhe u njoh me nevojat e saj për ta bërë sa më funksionale, garantoi mbështetjen e plotë për mobilimin dhe paisjen me mjete në bashkëpunim me Fondacionin Fëmijët Shqiptarë. Palët u shprehën të kënaqura nga puna e bërë për rikonstruksionin e qendrës, duke i ndryshuar tërësisht pamjen, në funksion të fëmijëve autikë dhe shërbimeve të tjera ndaj të moshuarve dhe grave e vajzave të dhunuara e të perfshira në trafikun e qenieve njerëzore.

Falë mbështetjes nga Qeveria Zvicerane përmes DLDP, kjo qendër është e gatshme për të nisur nga puna me pajisjet dhe mjetet e tjera të nevojshme. Duke marrë në konsideratë punën që duhet për sigurimin e bazës materiale dhe arredimin e plotë të qendrës, data 2 prill është paracaktuar si dita e hapjes së saj, ditë që përkon edhe me ditën Ndërkombëtare të Autizmit.

Kryetari i Bashkisë, Shehu falënderoi Fondacionin për mbështetjen dhe gadishmërinë e treguar në funksion të qendrës, ndërkohë që një falënderim të veçantë bëri edhe për bashkëfinancuesit e këtij projekti, DLDP dhe Qeverinë Zvicerane, duke garantuar njëkohësisht bashkëpunimin e mëtejshëm për qëndrueshmërinë e këtij projekti mjaft të rëndësishëm, i cili do të jetë në funksion jo vetëm të Kukësit.