Festa e fundvitit me fëmijët talasemikë në Lushnje.

Sot, stafi i Fondacionit Fëmijët Shqiptarë udhëtoi drejt Lushnjes dhe u takua me fëmijët që marrin shërbim në Qendrën e Hemoglobinopative për të shkëmbyer urimet e festave të fundvitit dhe për të shpërndarë dhuratat të cilat këtë vit u mundësuan falë znj.Enis Muka. Drejtuesja e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, Dr.Liri Berisha në mesazhin e përcjellë për prindërit dhe fëmijët që u mblodhën në një ambjent festiv, ndryshe nga ajo çka ofron e përditshmja e kësaj qendre, u shpreh se vëmëndja ndaj problemve të tyre nuk duhet shkëputur asnjë herë. Ajo theksoi:

“Ka qënë një vit i vështirë për të gjithë ne ky që po mbyllim. Problemet e shoqërisë tonë u shtuan edhe më shumë pas tërmetit të fortë që kaluam. Shumë të pastrehë dhe shumë lëndime. E në këto kushte duket sikur vëmëndja nga hallet që kishim dhe problemet e përherhshme shëndetësore zhvendoset pa kthim.Në fakt nuk duhet të jetë kështu. Ndaj jush nuk duhet të ketë në asnjë moment shkëputje të vëmëndjes, të shërbimeve dhe mbi të gjitha të solidaritetit për të dhuruar gjak. Muret e indiferencës mes atyre që kanë mirëqënie e shëndet duhet të bien e të shohin nga ju.

Këtë vit nga komuniteti juaj u nda nga jeta një njeri shumë i dashur, shumë i vëmëndshëm dhe shumë i kujdesshëm ndaj halleve dhe problemeve tuaja shëndetësore. Nga të gjithë Musa Zeneli, kryetari i Shoqates Talasemikët Shqipëtarë   njihej si “gjyshi i talasemikeve” dhe për ju ai ishte bërë zëdhënësi i çdo nevoje që ju kishit. Uroj që mes prindërve dhe mes vetë të rinjëve, të tjerë zëra si ai i Musait të ketë e të dëgjohen në mënyrë të tillë që nevojat dhe problemet tuaja të përcillen e të merren parasysh.

Falenderoj shumë stafin që me aq përkushtim u shërben .

Uroj shumë që ky vit të mos ketë sjellë më bebe të reja me sëmundjen e talasemisë.

Ju uroj një vit të shëndetshëm e mbi të gjitha mjaftushmerisht zemëegjerë me nevojat tuaja!”

Festa e fundvitit tek Motrat e Nënë Terezës.

 Për  mbi 10 vite shkojmë në të njëjtën strehëz, te ajo e Motrave të Nënë Terezës për të uruar Krishtlindjen dhe festën e ndërrimit të viteve me të moshuar shumë të sëmurë, në nevojë për shërbimet e përditshme dhe të mezipritur për pak shoqëri dhe  ngrohtësi shpirtërore.

E ofruam me shumë bujari. U ulëm dhe biseduam me ta. Ndamë minuta të këndëshme për kujtimet e tyre më të bukura dhe për ditët që kalojnë duke marrë shërbim nga Motrat e Nënë Terezë. Nën kujdesin Credins Bank u dhuruam nga një shall të ngrohtë dhe ëmbëlsirat e festës. Dr. Liri Berisha u kujtoi të gjitha zonjave se nën strehezën e shtëpisë së motrave të Nënë Terezes  duhet të ndihen me fat dhe të bekuara, pasi në këto ditë të vëshitra shumë të moshuar të tjerë kanë mbetur të pastrehë si pasojë e tërmetit dhe pa një vakt të ngrohtë.

Festat sjellin dritë aty ku ajo mungon.

Festat sjellin shpirt aty ku jeta është treguar e kursyer.

Festa të gëzuara të gjithëve!

Festa e fundvitit ne Qendrën Rajnale për Autizmin në Farkë

Një festë që përtej ngjyrave, organizimit dhe dhuratave solli shumë gëzim tek fëmijët, shumë familjaritet mes nënave dhe baballarëve dhe shumë harmoni mes tyre dhe stafit. E tillë ishte panorama e ambjentit festiv të fundvitit në Qendrën Rajonale për Autizmin në Farkë ku fëmijë të të dyja qëdrave ju gëzuan festës që Fondacioni Fëmijët Shqiptarë kishte përgatitur për ta falë kontributit në dhurata të dy sponsorve Credins Bank dhe FLORFARMA Sh.p.k.

Drejtuesja e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë Dr.Liri Berisha në mesazhin e fundvitit drejtuar stafit dhe prindërëve u shpreh se festat e fundvitit nuk janë thjesht një ndërrim vitesh në kalendar por edhe një përcjellje kohësh që sjellin misione të reja me energji dhe vullnet më të fortë për punët që janë nisur.

“Javët e fundit kaluam të gjithë kohë të vështira. Fatkeqësia natyrore që përfshiu vendin solli shumë dhimbje, shumë lot, panik dhe frikë. Kjo ngjarje u ndje jo pak  edhe tek fëmijët tanë të cilët e përjetuan në dimensionet e tyre edhe më të vështira. Edhe në këto kushte disa nëna të fëmijëve tanë, dolën ngë shtëpitë dhe shkuan në zonat e fatkeqësisë për të dhënë mbështetjen e tyre për fëmijët që mbetën pa strehë duke u dhënë atyre shumë dashuri, ngrohtësi dhe solidaritet.Ky është shpirti i nënave të fëmijëve tanë që në ditë të vështira dinë të mbajnë dhe të ndajnë hallin, dinë të japin forcë nga forca e tyre e rimëkëmbjes së përditshme dhe dinë të japin zemër. Uroj që të gjithë bashkë këto ngjarje të na bëjnë më të fortë, të shohim shpirtin e solidaritetit më të fortë se kurrë e ta vëmë atë në funksion të nevojave të fëmijëve tanë .Uroj që 2020 të jetë një vit i mbarë dhe i arritjeve të mëdha për fëmijet tuaj. Çdo arritje në drejtim të pavarësimit të një fëmije sjell shpresë  për fëmijët e tjerë”- u shpreh Dr. Liri Berisha.

Mirënjohje përjetë z.Scaglione!

I është gjëndur shumë familjeve shqiptare në ditë të vështira. I është afruar skamjes institucionale të viteve të para pas komunizimit me shumë bujari. Ka mbështetur me të gjitha mënyrat njerzit në nevojë dhe në vështirësi duke u dhënë shpresë dhe besim. U tregoi të gjithëve atyre që takoi se dramat e rënda kalohen duke u mbështur tek njëri-tjetri e duke patur besim në zot.

I tillë do të mbahet mend dhe do të kujtohet themeluesi i Fondacionit Fëmijët Shqiptarë Domenick Scaglione, portreti i të cilit sot është skalitur mbi këtë piedestal në hyrje të Qendrës Rajonale për Autizmin në Farkë, aty ku ai provoi edhe emocionet më të forta të kënaqësisë dhe gëzimit kur e pa të përfundur si vepër.

Atë ditë ai u shpreh: “Mund t’ju them vetëm se jam thellësisht i prekur nga prezenca , kontributi dhe interesi juaj që keni shfaqur në këtë mision të mrekullueshem, i cili nuk është përmbushur vetëm nga donacionet dhe interesimet e secilit prej jush këtu dhe të tjerëve që nuk janeë prezent, por veçanërisht si rezultat i përkushtimit të zemrës së madhe të një zonje , dedikimi i së cilës nuk ka kopje, pasi jeta e saj është e tëra në funksion të mirëqënies së fëmijëve, dhe kjo është zonja Liri Berisha.Nuk duhet të harrojmë se kemi vetëm një jetë për të jetuar dhe në këtë jetë duhet lënë diçka prapa”

Arti rrenjos përjetësisht vlera dhe vlerat përcillen përgjithmonë ndër breza. Me këtë filozofi u përurua në një ceremoni shumë të ndjerë e modeste, përmendorja e Domenikut, ku Presidentja e Fondacionit Fëmijët Shqiptar Dr.Liri Berisha përcolli mes bashkëpuntorëve, miqve dhe dashamirësve të ftuar, mirënjohjejen dhe rrespektin për misionin që ai themeloi dhe kontributin e jashtëzakonshëm që dha përmbi një dekadë në Shqipëri duke promovuar vlera të jashtëzakonshme humanizmi dhe bamirësie.

“Më shumë se nga çdo gjë ai do të mbahet mend dhe do të nderohet sepse influencoi në ngritjen e një mentaliteti të ri pune dhe ndihme, një mentalitet i cili nuk ishte aplikuar ndonjëherë në Shqipëri dhe dha rezultate.Filloi të bëhej arkitekti i aktiviteteve dhe inisiativave të cilat dhanë rezultate pozitive.Një nga keto rezultate është edhe vetë Fondacioni Fëmijët Shqiptarë”- u shpreh Dr.Liri Berisha.

Miq të ngushtë, miq të rastësishëm, bashkëpuntor e dashamirës përcollën në këtë takim promovues të bustit të tij kujtime dhe mbresa të jashtëzakonshme.

Një nga ish studentët që ka përfituar nga programi i lidershipit  “Lead Albania”,  mbështetur nga Fondi Shqiptaro-Amerikan, ku ai ishte kryetar dhe anëtar bordi, për formimin e tij profesional Admir Malaj e kujton Domenikun si njeriun që me vendimet e tij ka prekur të ardhmen e shumë të rinjve shqiptare.

 “Z.Domenick Scaglione si kryetar dhe si anëtar i i bordit ka marrë shume vendime të mira, që më kanë prekur mua personalisht por dhe të rinj të tjerë shqiptarë. Ai ka ndikuar që këtu të krijohen programe leadershipi, të ketë bursa studimi dhe shumë mundësi të tjera për të rinjtë dhe nga eksperienca personale mund të them që ai ishte shumë i lumtur për këtë” –u shpreh Admir Malaj

Elizabeta Gjoni dhe Genc Boga , antare bordi te Fondacionit Femijet Shqiptare, e kane takuar shume shpesh Domenickun dhe me te kane ndare jo vetem biseda pune por edhe shume mendime te vyera per jeten.

“Domeniku mendonte që grumbullimi I njerëzve me vullnetin, me deshirën , me parimin që kush ka një jetë gjeneroze të ndaje diçka me të tjerët, organizmi i tyre ishte ajo që e dallonte Domenikun nga të tjerët”- u shpreh z. Genc Boga

“Domeniku na mesoi se si bamirësinë ta ngremë në një institucion.Ne në fakt e kemi bamirësinë si kulture, e kemi si individ, si biznes, apo edhe si familje që të ndajmë me njerëzit e tjerë në ditë të zakonshme diçka, por këtë ne e bëjmë në mënyrë sporadike. Domeniku na mësoi se si ta ngremë në institucion dhe kështu të bësh vepra të mëdha”- u shpreh znj. Elizabeta Gjoni.

Ish drejtori i Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” z.Halim Kosova do t’ja dijë për nder gjithmonë Domenikut që falë vëmëndjes dhe vizionit të tij, laboratori genetik u pajis me aparatura për diagnostikimin e hershëm të sëmundjes së talasemisë që në këtë jetë të mos vinin më foshnja me këtë sëmundje.

“Unë do ta përkufizoja si një njeri që varfëria e tejskajshme e tij në fëmijëri e ktheu në një bamirës shumë të madh për njerëzit në nevojë për pjesën tjetër të jetës së tij .Te gjitha mësimet që ai kaloi në kurrizin e tij i ktheu në forcë për të ndihmuar njerzit në nevojë”- u shpreh z.Halim Kosova

Tritash Shehu, ish minister por edhe mjek e politikan i rëndësishëm, e vlerëson figurën dhe kontributin e Skagliones me vlera të jashtëzakonshme

“Gjithmonë ka qënë i njëjtë, i qeshur, i afërt, i përzemërt, i thjeshtë, bashkëpunues, ndihmues edhe ne momentet tona më të vështira.Kështu ka qënë gjithmonë pranë njerëzve që kishin problem”- u shpreh z.Tritan Shehu

Kujtime të vecanta solli edhe Lauresha Basha, përkthyesja dhe bashkëpuntorja qe e asistoi Domenikun në takimet e rëndësishme të punës që ai zhvilloi në Shqipëri.

“Të gjithë ne që filluam punë në Bankën Amerikane, mësuam në rradhë të parë prej tij, integritetin si parimin kryesor që duhej të na udhëhiqte në punën tonë. E kam njohur pastaj si filantrop dhe forca e tij përveç asaj që mobilizonte të gjithë njerëzit, ai na mësoi edhe ne, që ndonëse njeriu jo gjihtmonë ka para mjaftueshëm mund t’i dedikojë të tjerëve kohën e tij”- u shpreh znj.Lauersha Basha

Në fund, një mesash erdhi edhe nga autori i bustit, z.Isa Baliaj, I cili e quajti veten të nderuar që skaliti portretin e një njeriu të rrallë si Domenicku

Të gjithë miqtë dhe dashamirësit e Domenikut u përmallën në fund të takimit me një dokumentar historik kushtuar punës dhe kontributit që ai ja kushtoi Shqipërise për gati 15 vite, ku shumë mesazhe dhe thënie te tij u rikujtuan të gjithëve se jeta merr vlera kur ja dedikon të tjerëve!

Samiti për Paqen nderon Dr.Liri Berishën me çmimin “Gratë e virtytshme”.

Në kuadër të Samitit për paqen në Europën Juglindore që po zhvillohet këto ditë në Tiranë, Rrjeti global i grave për paqen në botë, nderoi Dr.Liri Berishën me çmimin “Gratë e virtytshme”.

Ky çmim, ju dha Dr. Liri Berishës në shenjë vlerësimi për kontributin e veçantë dhe të çmuar në ndërtimin e kulturës së paqes në botë. Sipas organizatorëve, gra si znj. Berisha , kanë vendosur zemrën dhe shpirtin për hir të të tjerëve, i kanë dedikuar jetën e tyre për hir të fëmijëve dhe njerëzve të cilët kanë kaluar vështirësi dhe vuajtje, të cilat një njeri nuk i imagjinon dot.

Presidentja dhe organizuesit e takimit u shprehën se janë mahnitur nga qendra rajonale për Autizmin dhe punën që bëhej aty me shërbimet që ofroheshin e ku shumë fëmijë përfitonin nga shërbimet terapeutike për autizmin.

Dr.Liri Berisha, e nderuar për vlerësimin e rrallë dhe të jashtëzakonshëm, falenderoi drejtuesit e këtij organizmi dhe ndër të tjera u shpreh se këtë cmim e përkthen në më shumë misione në të të ardhmen për fëmijët e sëmurë dhe në nevojë.

Ndër të tjera ajo u shpreh: “të kontribuosh në jetët e femijëve me probleme shendetësore ke kontribuar në paqen shpirtërore të vatrave familjare.Ne gratë jemi forca më e madhe e kurajos njerëzore dhe gjerdanet që na rrinë më bukur janë ai i mëmësisë dhe ai i dashurisë njerëzore.Nga këto misone bota është berë më e paqtë dhe më e bukur. Unë uroj jo vetëm si nënë e si grua, por dhe si mjeke, që mesazhet e nenave në mbarë botën për fëmijët e tyre në vështirësi e në nevojë të degjohen, vlerësohen, dhe mbështeten pasi vetëm keshtu shpirti dhe bota do gjejnë paqen, dhe paqja siç thotë Nënë Tereza, fillon me një buzëqeshje”

Me këtë çmim, të cilin shumë pak gra në botë e kanë marrë deri më tani, u nderua edhe Dr.Feride Rushiti, themeluese dhe drejtuese ekzekutive e Qendrës për rehabilitmin e viktimave të torturës në Kosoë, një nga aktivistet e para në këtë vend.

Çmimi u shoqërua edhe me një vlerë monetare në shumën 1000 Euro për llogari të Fondacionit fëmijët Shqiptar.