Një letër për Dr.Liri Berishën nga një banore e invalidizuar nga shtëpia e motrave të Nënë Terezës në Tiranë.

Sofika Minga është një prej disa banoreve të sëmura dhe e invalidizuar që jëton prej disa vitesh në shtëpinë e Motrave të “Nënë Terezës” në Tiranë. Çdo vit që Fondacioni Fëmijët Shqiptar viziton këtë shtëpi bamirësie në prag festash , kjo grua nuk nguron asnjëherë të përcjellë dy fjalë falenderimi për vëmëndjen tonë. Në vizitën që bëmë këtë fundvit në shtëpinë e të moshuarave ku shërbejnë motrat e Nënë Terezës, Sofika i lexoi Dr.Liri Berishës një dedikim shumë të ndjerë që ne na emocionoi shumë dhe vendosëm ta ndajmë me ju.

“E dashur znj.Liri Berisha,
Në emër të motrave dhe kësaj bashkësie ju urojmë mirëseardhjen në shtëpinë e zotit, në shtëpinë e Motrave të “Nënë Terezës”, ku predikohet fjala e zotit, ku dashuria triumfon mbi urrejtjen, e ku fjala paqe është lajtmotivi i jetës sonë.
Ju falenderojmë përzemërsisht që vlerësoni figurën e e shenjtores Nënë Tereza dhe motrave tona që vashdojnë misionin e saj.
Ju falenderojmë për humanizmin dhe bamirësinë tuaj, në dukje modeste por me zemër të madhe dhe këtë e vërteton mësë miri rituali i vashdueshëm i ardhjes pranë nesh.
Ju falenderojmë që vlerësoni punën e përkushtuar dhe pasionante të motrave tona që ashtu sikurse Nënë Tereza , në emër të dashurisë për Jezu Krishtin i japin vlerë dinjitetit njerëzor . Ardhja juaj në këtë prag festash nxjerr edhe një herë në pah vlerat tuaja morale dhe shpirtërore duke vlerësuar punën me devocion të motrave tona në raport me të sëmurët, ku do ta thoja me bindje të plotë që jeta e tyre është produkt i punës së motrave.
Mirënjohje dhe respekt për ju që dini të përcillni mesazhe dashurie dhe paqeje për këta njerëz që kanë nevojë më shume se për gjithshka tjetër në këtë jetë.Me fjalët e ngrohta dhe inkurajuese dhe me buzëqeshjen e ngrohtë që ju karakterizon ju i përngjani diellit pranveror që ngroh në dimrin e acartë, pikërisht zemrat e këtyrë njerzve, që më shumë se gjithshka tjetër kanë nevojë për ngrohtësi.
Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2019!
Shëndet dhe mbarësi për ju dhe familjen tuaj”.