Mirënjohje dhe nderim për gratë që mbështetën 20 vite mision humanitar të Fondacionit Fëmijët Shqiptar.

Mbështetja e fëmijëve me autizëm, talasemi, me nevoja të veçanta në zhvillim apo edhe mbështetja sociale e tyre në rritje dhe arsimim, nuk do të kishin qënë të mundura për Fondacionin Fëmijët Shqiptar pa mbështetjen dhe bujarinë e donatorëve. Në prag të festës së gruas, drejtuesja e Fondacionit Dr.Liri Berisha organizoi një pritje të veçantë për gratë që kane dhënë një kontribut të çmuar në misionin e fondacionit duke u shprehur kështu mirënjohje dhe falenderime jo vetëm në emër të stafit, por edhe në emër të mijra prindërve, jeta e të cilëve është bërë më e bukur dhe më e lehtë falë kësaj mbështetjeje.

Ndër të tjera Dr. Liri Berisha u shpreh:

“Me punën dhe mbështetjen tuaj ju i keni kthyer buzëqeshjen nënave, familjeve, i keni bërë ata që të kthehen në kohë , I keni bërë që ta duan jetën , I këni ngritur që ata të ecin përpara. Fondacionit i dhatë një emër, por më ndryshuat edhe mua dhe unë j’ua di për faleminderit, është nje ndryshim vërtetë I madh për mua.
Nuk ka gjë më dinjitoze, nuk ka gjë më të bukur se sa të lehtësosh dhimbjen e nje prindi qe vuan gjithë jetën , I dhemb shpirti për birin e tij apo për bijën e tij dhe ju përballë kësaj dhimbjeje nuk keni qëndruar indiferente, përkundrazi, as nuk keni dhënë vetëm keqardhje , por përkundrazi, jeni rreshtuar me ne, keni luftuar dhe keni punuar që të mos dëgjoni nga këta prindër të lodhur dhe të vrarë shpirtërisht atë shprehjen: “si do jetë e ardhmja e fëmisë tim nesër”?

Për të shpehur mirënjohjen ndaj këtyre grave me kontribute të çmuara dy fëmijë të qëndrës Belkisa dhe Markea, tashmë të integruara plotësisht në shkolla falë mbështetjes me terapi, performuan me një recitim dhe pjesë në organo ndërsa mamaja e Jamarbrit, djalit në spektër të autizimit por me aftësi të veçanta përcolli falenderime të përzemërta në emër të gjithë prindërve. Ndërkaq një nga terapistet e Qendrës Rajonale për Autizmin në Farkë , @Ola Minxhozi u përcolli të ftuarave mirënjohjen e të gjithe profesionistëve që u trajnuan dhe u formuan për te qënë të denja ne trajtimin e fëmijeve me Autizëm.

Takimi u përshëndet nga nja fjalim I ngrohtë dhe një recitim shumë I ndjerë I aktores së mirënjohur Margarita Xhepa e cila emocionoi të gjithë pjesëmarrëset