Koleksioni I veçantë objekteve të Nënë Terezës në ekspozita “Java Shqiptare”.

Ekspozita “Java Shqiptare” e çelur në kuadër  të Festave të Nëntorit në Ambjentet e Hotel “Rogner” me fokus trashigiminë materiale dhe jomateriale shiqiptare, I ka dhënë një vend shumë të rëndësishëm figurës së Nënë Terezës.

Falë bashkëpunimit me Fondacionin Kulturor Nënë Tereza që  drejtohet nga Dr. Liri Berisha, një hapsirë e posaçme për Shenjtoren e madhe qëndron e hapur për publikun shqiptar. Dr.Liri Berisha e shoqëruar nga drejtori I përgjithshëm I Hotel Rogner z.Florian Ilse dhe përfaqësues të tjerë,vizituan nga afër objektet e prezantuara të cilat pasqyrojnë vlerat dhe pasurinë shpirtërore të Nënë Terezës. Objekte si qilimi ku ajo është falur apo edhe dorëshkrime të saj përcjellin një emocion shumë të vyer për publikun e huaj dhe atë vendas.

Dr.Liri Berisha pasi falenderoi Hotel “Rogner’ për këtë organizim dinjitoz  mbi traditën dhe kulturën shqiptare tha se prezantimi I figurës së Nënë Terezës në evente të tilla jo vetëm përcjelle vlerat më të mira shqiptare, por na bën krenar për atë që jemi dhe na shton motivimin për ta bërë këtë botë më të mirë. Nënë Tereza,ka patur një kryq dhe një sar dhe të thuash se do të bëj një ekspozitë për Nënë Terezën është një guxim I madh po të mendoje se çfarë do të fusje në atë ekspozitë.Por ku shikon veprën, e kupton se nuk ka asnjë sallë që ta nxjerë atë vepër dhe nuk ka asnjë muzeum që ta përmbushë atë që ne kërkojmë, tha znj.Berisha. Dr.Liri Berisha shtoi se kjo që prezantohet këtu për Nënë Terezën, më shumë se një pjesë e vogël e kujtesës mbi këtë figurë , është  një simbol për ti dhënë shpirt  dhe forcë gjithshkaje që ka emrin “Shqiptare”.

Edhe drejtori Hotel Rogner z.Florian Ilse vlerësoi shumë ekspozimin e vlerave të Nënë Terezës në këtë ekspozitë të Kulturës dhe Traditës shqiptare duke falenderuar veçanërisht kontributin e Fondacionit Nënë Tereza për këtë gjë. Ai u shpreh se nëse politika shqiptare do të kishte patur në rradhët e saj disa njerëz si Nënë Terza, ajo do të kishte qënë më e mirë.

Ekspozita “Java Shqiptare” qëndroi e hapur e për vizitorët deri më datën 29 Nëntor.