Agjencia Malazeze e Punësimit merr si shëmbull Qendrat Rajonale të Autizmit.

Qendrat Rajonale të Atuizmit janë vizituar së fundmi nga drejtuesit e Agjencisë së Punësimit të shtetit të Mali të Zi . Ky vend po përgatiet që në fund të këtij viti të hapë një Qendër të re për personat me aftësi të kufizuar. Drejtori I kësaj agjencie z.Suljo Mustafic I shoqëruar nga zv/drejtoresha znj. Svetlana Krgovic dhe logopedja dhe defektologia znj. Neda Volkov, të mirëinformuar nga profesionistë të tjerë malazes që kanë vizituar më herët qëndrat tona, e vlerësuan të rëndësishme referimin e modelit tonë si eksperiencën e duhur në drejtim të mbështetjes së fëmijëve me çregullim të spektrit autik.

Ata u pritën në takim nga drejtuesi shkencor i Qëndrave rajonale të Autizmit, Dr.Ariel Çomo si dhe nga psikiatria për fëmijë Dr. Esmeralda Xhelilaj. Gjatë vizitave ata u njohën me organizimin e punës dhe u impresionuan shumë me faktin që në këto qëndra përdoren metodat më të fundit si në punën individuale ashtu edhe në të në grup me fëmijët ndërkohë që për t’ju përshtatur sa më mirë atyre realizohet ndërthurja praktike edhe e shumë metodave.

Dr.Ariel Çomo u foli përfaqësuesve të Agjencisë Malazeze të Punësimit për shkëmbim eksperiencash dhe trajnim të vashdueshëm të stafit nga ekspertët më të mirë të fushës.

Duke mos patur përvojë në drejtim të ngritjes dhe menaxhimit të një qendre enkas për autizmin, përfaqësuesit e agjencisë se punesimit të Malit të Zi u shprehën se punonjësit e tyre nuk ishin të specializuar në këtë fushë ndaj për këtë qëllim Dr.Ariel Çomo i sugjeroi përfaqësuesve malazes që të ofronin një buxhet të veçantë për këtë qëllim.

Qendra që pritet të ngrihet në Mal të Zi do të jetë gjithpërfshirëse për aftësinë e kufizuar ku një pjesë do të funksionojë vetëm për fëmijët me autizëm.