Kosovë 1 në 100 fëmijë me Autizëm.

Mbahet Konferenca për të drejtat e fëmijëve me Autizëm.

autizmi-kosove

Në Kosovë 1 në 100 fëmijë lind me autizëm. Shumë prej tyre mbahen të paekspozuar në shoqëri nga familjet e tyre ndërsa rastet që paraqiten nuk ndihmohen nga askush.Kjo gjëndje e fëmijëve me çregullim të spektrit autik u bë e njohur në konferencën “ Politikat nacionale në mbrojtje të të drejtave të personave me autizëm në Kosovë” organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë në Qeverinë e Kosovës dy ditë më parë në Prishtinë. Fondacioni Fëmijët Shqiptarë si I ftuar kryesor në panelin e diskutimeve u përfaqësua nga pikologia, Dr.Oriola Pampuri.

Dr.Pampuri solli në këtë koferëncë shëmbullin e Fondacionit si modelin më të mirë Rajon për trajtimin dhe zhvillimin e këtyre fëmijëve. Modeli I punës në këtë Fondacion, nëpërmjet Qëndrave Rajonale të Autizmit 1 dhe 2 , bazuar tërësisht në standartet shkencore të organizatës ndërkombëtare “Autism Speaks” tha znj. Papmuri, ka mundësuar që mbi 40 fëmijë të ndjekin shkollën ndërkohë që roli ndërgjegjësues I fondacionit ka bindur shumë familje të kërkojnë ndihmë sapo të shohin shenjat e para.Fale sensibilizimit sot është ulur edhe mosha e diagnostikimit të hershëm nga 3,5 vjeç që ka qënë disa vite më parë, në 1,5 vjeç.

Dr. Oriola Pampuri: “Arsimim I përbashkët, integrim më i shpejtë”

Në temën shkencore “ Arsimim I përbashkët, integrim më I shpejtë” që Dr. Pampuri relatoi në këtë konference,u theksua se Përfshirja është një besim që të gjithë nxënësit mund të jenë pjesë e arsimit të përgjithshëm. Filozofia e përfshirjes sipas Dr. Pampurit redukton dyjëzimin mes sistemit arsimor special dhe atij të përgjithshëm.Studimet tregojnë që falë përfshirjes së fëmijëve autikë në shkolla publike me praninë e një terapisti, në klasë fëmija përvetëson një përmirësim të sjelljes verbale dhe sociale. Fëmijët Autik, kanë një potencial për tu përmirësuar aq sa edhe fëmijët e tjerë. Duke përdorur strategjitë e duhura, shumë prej tyre shfaqin një përmirësim të dukshëm në një mjedis të tillë.

Kryetari i Shoqatës së Autizmit Cenë Krasniqi : “fëmijët me autizëm nuk kanë mbështetje”.

“Shoqëria duhet me ditë që nëse punojmë me ta në fëmijëri, ata mund të bëhen kontribues të kësaj shoqërie, mund të bëhen të pavarur dhe të kontribuojnë për këtë shoqëri, por nëse nuk i bëjmë dhe nëse nuk punojmë me ta në këtë fazën e rinisë ata do të jenë krejt kohën barrë e kësaj shoqërie dhe në të ardhmen duhet me qelë shumë qendra për strehimin e tyre ose dihet mi lanë rrugës të bredhin mos të them pa ndonjë mbështetje fare”, tha Krasniqi.

Konferenca për autizmin kishte për qëllim nxjerrjen e nevojave për të prekurit me autizëm dhe adresimin e tyre në institucionet shtetërore në mënyrë që të krijohen politika në mbrojtje të qytetarëve me këtë dukuri.