Gëzuar ditëlindjen Klaud, Ram dhe Ambla…!

Gëzuar ditëlindjen Klaud, Ram dhe Ambla…!

Të bashkëjetosh apo të ndash copëza jete nga jeta jote, është ndihma më e vyer që mund t’i japësh një fëmije me çregullim të spektrit autik, për ta bërë atë gjithpërfshirës.

Për këtë qëllim festës së organizuar nga Qëndra Rajonale për Autizmin Nr. 2 për ditëlindjet e fëmijëve Kalud Drazhi dhe Ram Lasku të lindur në muajin Shkurt, ju bashkangjit 11 vjeçarja Ambla Malltezi e cila gjithashtu ka lindur në këtë muaj, duke ndarë së bashku emocione të veçanta për të gjithë fëmijët e tjerë të qëdrës dhe prindërit e ardhur enkas.

Ambla zgjodhi që në këtë festë të organizuar për fëmijët e lindur në muajin Shkurt, të luajë në piano një pjesë nga Aria e operas “Karmen” të Bizes duke krijuar kështu një atmosferë artistike që u ndoq me shumë interes nga të gjithë.

Në një mesazh të shkurtër Amba tha se në të gjitha ditëlindjet, fëmijët janë shumë të gëzuar dhe marrin dhurata . “Unë kisha shumë dëshirë që për ditëlindjen time të bëja një dhuratë dhe kjo është një koncert I vogël në piano për fëmijët qëndrës që kanë lindur në muajin Shkurt”.

Ditelindje te gezuara ngahera…