Ambasadori I ri I Shtetit të Kuvajtit në vendin tonë Sh. Tij Z. Fayez Mishari M. Al-Jassim – vizitë në Qendrën Kuvajtjane për Autizmin dhe Zhvillimin e Fëmijëve.

Ambasadori i ri i Shtetit të Kuvajtit në vendin tonë Sh. Tij Z. Fayez Mishari M. Al-Jassim – vizitë në Qendrën Kuvajtjane për Autizmin dhe Zhvillimin e Fëmijëve

Ambasadori i ri i Shtetit të Kuvajtit në vendin tonë Sh. Tij Z. Fayez Mishari M. Al-Jassim, ka vizituar  në fillim vit Qendrën Kuvajtjane për Autizmin dhe Zhvillimin e Fëmijëve, ( Qëndra Rajonale për Autizmin Nr. 2 në Sauk,) me qëllim njohjen e punës që bëhët në këtë qëndër.

Ambasadori Kuvajtian  u prit nga presidentja e Fondacionit Dr. Liri Berisha, e cila e njohu ambasadorin me punën dhe aktivitetet që zhvillon qëndra si dhe me ambjentet ku fëmijët zhvillojnë terapinë okupacionale. Dr. Liri Berisha i shprehu mirënjohjen ambasadorit për ndihmën dhe mbështetjen financiare që shteti i Kuvajtit ka ofruar për ngritjen e dy qëndrave rajonale për Autizmin si dhe për suportin teknik që ofroi në trajnimin e 4 terapistëve gjatë muajit të Autizmit.

Ambasadori Kuvajtian, Sh. Tij. Z. Fayez Mishari M. Al-Jassim, u shpreh i mahnitur me cilësinë dhe standartet e infrastrukturës së qëndrës, duke e cilësuar atë një objekt të rrallë edhe në Rajon, ndërsa vlerësoi punën që bëhej aty si të mrekullueshme . Ai ndoqi nga afër një orë terapie dhe 2 orë terapi okupacionale.

Ambasadori Kuvajtian në Shqipëri shprehu gadishmërinë e mbështetjes nga stafi i ambasadës në ndihmë të fëmijëve dhe terapistëve me qëllim  zgjerimin e shërbimeve nëpërmjet donatorëve të qeverisë kuvajtiane.

Dr. Liri Berisha i dhuroi ambasadorit një pikturë të vogëlushes së talentuar Sara që merr terapi në këtë qëndër si dhe logon e kristaltë të fondocaionit duke e cilësuar atë si Ambasador Nderi për Fondacionin Fëmijët Shqiptarë.