Mësimi i Aftësive tek të Vegjëlit, Një Program për Prinderit.

Fondacioni sjell në DVD paketën e re didaktike.

Fondacioni Fëmijët Shqiptarë sjell instrumentin më të ri në fushën e edukimit terapeutik për fëmijët më çrregullim të spektrit autik. Bëhet fjalë për: “Mësimi i Aftësive tek të Vegjëlit, Një Program për Prinderit”, një projekt i cili ka ardhur si bashkëpunim i fondacionit me organizatën “Autism Speaks” dhe Universitetin e “Connecticut” dhe është mirëfilli një kërkim shkencor I sponsorizuar nga “Autim Speaks” dhe Instituti Kombëtar I Shëndetit në SHBA.

Projekti I cili tashmë ka filluar që në muajin Dhjetor të vitit 2014 , vjen në formën e një materiali të përbërë nga 6 DVD për 6 kapituj dhe 4 kapituj tekst bashkangjitur. Ai u mëson prindërve hap-pas-hapi si të punojnë me fëmijët e tyre. Materialet filmike të paketës prej 6 DVD sjellin shëmbuj konkret udhëzimesh dhe procesesh terapie me video-klipe të rregjistruar enkas për këtë qëllim , për të orinetuar drejt dhe saktë prindërit se si të bëjnë gjënë e duhur me femijët e tyre për të patur sukses.

Kjo paketë e çon kështu punën e fondacionit deri në zonat më të largëta të vendit, aty ku shërbimet cilësore do tu duhen kohë për të mbërritur.Kështu familjet që jetojnë në zona të thella dhe që nuk kanë mundësinë e pasjes afër të një terapisti, mund të informohen dhe edukohen nëpërmjet këtij programi shumë të vlefshëm në mënyrë vizuale .

Programi terapeutik I cili besohet se është më I miri në botë aktualisht, është hartuar nga profesoret Deborah Fein dhe Lynn Brennan, të cilat për një pjesë të mirë te auditorit tonë janë te njohura prej librave të tyre të përkthyera e publikuar në shqip, Aktualisht projekti është i shtrirë në 4 qytete: Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Berat.

Fondacioni gëzon të drejtën e autorit për tekstit në shqip në mbarë botën si dhe të drejtën e shpërndarjes dhe ripordhimit të këtij materiali për familjet shqip-folëse në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi, Serbi etj.