Fondacioni viziton në prag festash katërnjakët e familjes Cala.

Fondacioni viziton në prag festash katërnjakët e familjes Cala.

Ata erdhën në jetë të katër së bashku 9 vjet më parë, duke sjelle jo vetëm gëzim të madh në shtëpinë e tyre dhe tek të afërmit, por edhe shumë dilemma dhe pasiguri për mirrërritjen e tyre.

Në këtë fundvit ata nuk u rrethuan më nga dashuria e mamit Lindita që I solli në jetë pasi një sëmundje e rëndë ja mori jetën pak muaj më parë. Fondacioni Fëmijët Shqiptarë I cili ka mbështetur prindërit çdo vit në rritjen e këtyre fëmijëve, së bashku me përfaqësueset e bordit Elizabeta Gjoni dhe Elvana Hana, vizituan në prag festash shtëpinë e katërnjakëve duke I gëzuar fëmijët me dhurata të personalizuara.

Doktoreshë Liri Berisha tha se të gjithë donin të vinin për të parë se sa ishin rritur këta fëmijë dhe se I  gjithë stafi fondacionit ka marrë pjesë në përgatitjen e dhuratave”

Ajo u shpreh : – “Unë sot do të doja ti besoja asaj përrallës së ëngjëjve që rrinë në qiell dhe që shohin se ç’bëhet në tokë. Do të doja që Lindita sot të shikonte se sa shumë miq keni ju sot në shtëpi, se sa të gëzuar bashkë me këta njerëz e bëni vitin e ri. Do të doja që ju sot të ishit të lumtur dhe të gëzuar jo vetëm me njëri-tjetrin por edhe me shokët tuaj”.

Familja Cala e cila gezonte një djalë me të madh kur katërnjakët erdhën në jetë, u ndihmua në atë kohe nga qeveria me nje shtepi .Gjyshja dhe babai I Marios, Albionës, Luisit , Simonit, dhe djalit më të të madh Enit, falenderuan fondacionin për ndihmën e pakyrsyer që në lindje të tyre.

Gjatë bashkëbisedimit me babain e papunë, Dr.Liri Berisha dhe përfaqësuesit e bordit morën përsipër t’i ndihmojnë në vashdimësi fëmijët si në anën materiale ashtu edhe në përkujdesjen shëndetësore me qëllim mirërritjen e tyre.

Ndihmë sociale për trinjakët…

Këta trenjakë të bukur e të shëndetshëm me ardhjen e tyre në jetë kane gëzuar një familje në Dibër dhe të afërmit e tyre. Me kërkesë të familjarëve , Fondacioni Fëmijët Shqiptarë u erdhi në ndihmë duke kontribuar me një shumë modeste financiare për të përballuar shpenzimet në mirrërritjen e tyre. Ata i sollën fondacionit falenderimin e mëposhtëm :

“Ju falenderojmë shumë zonjë ,në emër të motrës dhe të familjes së saj për ndihmën që po na jepni…gjithashtu kemi kënaqësine t’ju urojmë festat e fundvitit.Zoti qoftë me ju kurdo dhe kudo.Shumë faleminderit”

U rritshti të bekuar !