Ambasadorja e Kinës, Sh.S.Znj. Jiang Yu viziton Qëndrën e Autizmit.

Ambasadorja e Kinës, Sh.S.Znj. Jiang Yu viziton Qëndrën e Autizmit.

Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Sh.S.Znj. Jiang Yu me ftesë të Fondacionit Fëmijët Shqiptarë ka vizituar në prag të festave të fundivitit Qëndrën Rajonale të Autizmit në Farkë si dhe I është bashkangjitur organizimit festiv që u zhvilluan për fëmijët.

Ambasadorja kineze u njoh nga presidentja e Fondacionit Fëmijët Shqiptar Dr.Liri Berisha dhe drejtori shkencor  Dr.Ariel Çomo me ambjentet terapeutike , me punën , metodat që përdoren si dhe arritjet e deritanishme me fëmijët autik.Liri Berisha I shprehu mirënjohjen e thelle Ambasadores kineze për vizitën  si dhe vlerësoi shumë vëmëndjen personale të saj ndaj fenomenit të autizmit.

“E vlerësoj shumë ardhjen tuaj si Ambasadore në Shqipëri.Ardhja juaj këtu është vlerësim për qëndrën.Ju u përgjigjët ftesës sonë menjëherë dhe kjo është impresionuese për ne sepse tregon interesimin tuaj si grua për problemet e fëmijëve dhe prindërve të tyre.Përfaqësimi si ambasadore e një vendi kaq të madh dhe të zhviluar siç është Kina, flet për rëndësinë që I jepet sot këtij çrregullimi ”.

Ambasadorja shprehu mirënjohjen për ngjalljen e shpresës tek familjet e fëmijëve me çregullim të spektrit Autik.  “Jam shumë e prekur nga ajo që shoh këtu.Kjo tregon se ju keni punuar shume për të ngjallur shpresën e humbur tek këta njerëz. Unë shoh këtu fëmijë të lumtur që nuk dallohen nga fëmijët e tjerë normal dhe kjo gjë tregon se jeni në rrugën e drejtë ”.

Ambasadorja Sh.S.Znj. Jiang Yu, solli për fëmijët disa dhurata ndërkohe që Dr. Liri Berisha mes shkembimeve të dhuratave I dha ambasadores në shenjë mirënjohjeje edhe një pikturë të bërë Sara.