Fondacioni në Forumin e Pragës për Investimin e Fëmijëve në Botë.

Fondacioni në Forumin e Pragës për Investimin e Fëmijëve në Botë.

Akademitë Amerikane të Shkencave, Inxhinierive e Mjekësisë dhe Instituti Amerikan I Mjekësisë në partneritet me Fondacionin për Shoqërine e Hapur (OSF) dhe Organizatën ISSAP mblodhen në 4 Nëntor 2015 në Pragë ekspertë e drejtues Organizatash Ndërkombëtare, Universitetesh e Agjencish, në Forumin për Investimin e Fëmijëve në Botë.

Njerëzimi përfundoi epokën 15 vjeçare të Objektivave Zhvillimore të Mijëvjeçarit (Millennium Development Goals) dhe prej Shtatorit 2015 Kombet e Bashkuara kanë miratuar Objektivat për Zhvillimin e Qëndrueshëm (Sustainable Development Goals) ku zhvillimi I fëmijëve dhe ndërhyrjet e hershme zënë një vend specifik e të rëndësishëm për 15 vitet që vijnë.

Forumi I Pragës, me synimin për të mbëritur në rekomandime mbi politikat lokale e rajonale, studimet e së ardhmes dhe shërbimet e reja, ishte ndërtuar si një platforme diskutimesh prej aktorësh globalë ndër më të rëndësishmit në fushë.

Presidentja e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë, Dr. Liri Berisha ishte ftuar në Forum për të prezantuar modelin e punës në ndërhyrjen e hershme mbi autizmin në Shqipëri, përzgjedhur nga organizatorët si një prej ‘praktikave te mira’ ne rajon.

Në fjalën e saj Dr. Liri Berisha, pas falenderimit dhe shprehjes së mirënjohjes për këtë ftesë, tha : ‘Mendoj se historia jonë është përgjithësisht një histori suksesi. Mbi të gjitha kemi gjallëruar shpresë, në një vend të varfër, me shume probleme ku, me gjithë përparimet, barra mbi familjet mbetet e madhe”.

Në ndërhyrjen e tij, Drejtuesi Shkencor I Qendrës Rajonale te Autizmit, Dr. Ariel Çomo përmendi, ndërmjet të tjerave, rëndësinë që në nisje, që I është dhënë pjesës kërkimore dhe mbledhjes së të dhënave në zbatimin e programit në Tiranë si një element kyç në mbarëvajtjen e programeve të ndërhyrjes së hershme në fëmijët me probleme zhvillimi.

Në përfundim të Forumit, Raporti Final I hartuar mbi bazën e të dhënave të referuara dhe diskutimeve, do t’i dërgohet Qeverisë Amerikane për të hartuar më tej politika dhe inisiativa në fushën e problemeve të zhvillimit.