Qëndrat Rajonale të Autizmit, model ekselence për vendet fqinjë.

Qëndrat Rajonale të Autizmit, model ekselence për vendet fqinjë.

Një grup këshilltarësh pranë zyrës së kryeministrit të Maqedonisë kanë vizituar më datat 21 dhe 22 Tetor 2015 qëndrat rajonale për autizmin 1&2 . Grupi përbehej nga këshilltari i kryeministrit për punën dhe politikat sociale, z. Krste Maljanovsk, si dhe nga këshilltarët e shtetit znj. Lidija Krstevska Dojnicovska dhe znj. Jasminka Vaskova-Tashkova. Ata u pritën nga presidentja e Fondacionit Fëmijët Shqiptare Dr.Liri Berisha, si dhe drejtues dhe punonjës të Qëndrave të Autizmit.

Të njohur me vlerësimet e shkëlqyera për qëndrat tona nga kolegë pranë Shkolles Speciale dhe Institutit për rehabiltimin e të folurit dhe dëgjimin në vendin e tyre, vizitorët nga Maqedonia synonin njohjen dhe marrjen e eksperiencave më të mira që Fondacioni Fëmijët Shqiptarë ka aplikuar në drejtim të ngritjes dhe funksionimit të tyre, me qëllim ngirtjen e një modeli të tillë qëndre edhe në shtetin Maqedonas.

Në kuadër të këtij interesi, Dr. Ariel Çomo, i njohu vizitorët me trajtimet e fëmijëve në momente terapie, pajisjet që përdoren në qëndra, literaturën e adoptuar, procedurat e brëndëshme të organizimit të punëve si dhe punën që bëhet me familjet e fëmijëve.

Palët shkëmbyen edhe dhuratat e rastit, ku Fondacioni Fëmijët Shqiptarë u dhuroi vizitorëve libra dhe DVD për programet që zhvllohen në Qëndër ndërsa dr.Liri Berishës ju dhurua një pikturë me autorësi të amabasadorit të Maqedonisë.