Çertifikohen 23 profesionistë të rinj në Qëndrën Rajonale për Autizmin Farkë.

Çertifikohen 23 profesionistë të rinj në Qëndrën Rajonale për Autizmin Farkë.


23 profesionistëve të rinj nga vendi dhe Rajoni përmbyllën me sukses trajnimin 3 mujor më qëndrën Rajonale për Autizmin në Farkë .

Kandidatet e përzgjedhur pas dy fazave siç ishin ajo e testimit në nivel profesional dhe gjuhës angleze dhe intervistave të strukturuara balle për ballë , finalizuan një ditë më parë në Qëndrën Rajonale për Autizmin në Farkë, kursin tremujor mbi Metodën e Analizës së Sjelljes së Aplikuar ose siç njihet ndryshe ABA.


Kështu Qëndra Rajonale për Autizmin, e cila është kthyer në model ekselence përsa I përket përcjelljes se metodave dhe praktikave më të avancuara në fushën e terapisë për spektrin e Autizmit, aftësoi 23 kandidatët që ndoqën këtë kurs, për të punuar me fëmijë që vuajnë nga çregullimi I spektrit autik.


Trajnimi nuk ishte I bazuar thjesht mbi baza teorike por edhe praktike. Trajnimi praktik ishte ndërtuar në mënyrë të atillë, ku çdo terapist i Qëndrës Rajonale për Autizmin në Farkë përfshiu në seancat terapeutike nga një kandidat pjesëmarrës në trajnim.Koha e vëshgimit në një seance terapeutike ishte minimalisht 7 orë çdo javë, madje pjesmarrësve j’u dha mundësia të punonin në mënyrë të supervizuar nga terapisti përkatës edhe më fëmijët në proces terapie.


Gjatë ceremonisë së çertifikimit të profesionistëve të rinj si logoped ,edukatorë special, psikologë, etj, Presidentja e Fondacionit Fëmijët Shqiptar Dr. Liri Berisha u shpreh e kënaqur që Qendra po ju jep këto mundësi aftësimi terapistëve të rinj që sa vijnë dhe shtohen në numër, dhe për më tepër atyre nga rrethet, për t’ju ardhur kështu në ndihmë atyre prindërve që këto lloj shërbimesh I kanë larg.


Një grupim shumë I veçantë në këtë kurs ishin ata nga Kosova, ku 5 profesionistë të shoqatës “Autizmi” kanë një qëndër të vogël në vendin e tyre për fëmijët në spektër të autizmit dhe janë në hapat e parë të ngritjes së shërbimeve. Ata theksuan se ky lloj kursi ju dha atyre vlerat e vërteta profesionale dhe për ta kjo ishte një gjë shumë e rëndësishme.


Pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi tre mujor, gjatë pajisjes me çertifikatën e vlerësimit, falenderuan stafin e qendrës për përkushtimin dhe mundësitë e ofruara, duke u shprehur se pamvarësisht zotërimit edhe më herët të disa njohurive bazë në këtë fushë, hyrja në mardhënie të drejtpërdrejta me fëmijët në këtë qëndër, I kishte rritur shumë profesionalisht duke përsosur aftësitë e tyre terapeutike. Ata verësuan faktin se ky lloj trajnimi nuk ishte I ngjashëm me morinë e trajnimeve të hasura rëndom, pasi gjatë gjithë kohës ishin ndjerë nën presionin që çdo gjë duhej të bëhej saktë dhe me shumë përgjegjësi.


16 Tetor 2015